MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/MASKAT-780x439-1.jpg

Nesër fillon mësimi, fëmijët rrezik potencial për përhapjen e virusit



Shtyrja e procesit mësimor në vend për 14 ditë ka bërë që shumë shkolla të përgatitën edhe më shumë.  E hëna do t’i gjejë nxënësit nëpër banka shkollore, por ekziston frika ende e përhapjes së pandemisë.

Temë diskutimi kanë qenë tri alternativa: mësimi online njësoj si në pjesën e dytë të vitit shkollor që kaloi, mësim i alternuar midis atij online dhe në banka si dhe rikthimi i plotë i nxënësve në shkollë.

Shtyrja e procesit mësimor sipas anëtares së Komisionit Parlamentar për Arsim, Teuta Haxhiu është i rregullt, teksa thotë se ky vendim është marrë në të mirë të komunitetit. Sipas saj, ka kërkesa nga mësimdhënësit dhe prindërit që të fillojë procesi mësimor.

“Ka qenë vendim i marr së bashku edhe me drejtorët e shkollave dhe vendim i ministrisë mirëpo në prapavijë mund të them se në bisedë e sipër me mësimdhënës sidomos të klasave të para janë shumë të përkushtuar që mësimi të fillojë sa më parë por edhe me prindërit është kërkesë e tyre. Pra uroj që të fillojë dhe të mos humbim sepse jo vetëm këtë vit për shkak të pandemisë që na ka preokupuar edhe neve të gjithëve”.

“Mirëpo e kemi pasur edhe një vit paraprak i cili nuk është zhvilluar ashtu siç është interesi jonë edhe i nxënësve dhe mësimdhënësve prandaj konsideroj që më e mira kish me qenë me masa të mbahet mësimi në objekte shkollore. Pa qenë vetë fizikisht nxënësit në shkollë dhe pa u zhvilluar mësimi në klasë mësimi. Uroj që të mos përsëritet ky vit që po e lëmë prapa”.

“Nuk mund të themi vit i dështuar por një vit, i cili uroj të mos përsëritet asnjëherë mirëpo në këto rrethana që zhvilluam mësimin nëse fillojmë tani besoj që përkushtimi i mësimdhënësve dhe institucioneve është që të përkushtohemi dhe mangësitë që kanë ndodhur vitin e kaluar t’i evitojmë dhe të fillojmë me vitin shkollor janë gjenerata që po humbin edhe, por shkak të grevave”, tha Haxhiu.

Por ndryshe mendon Rinor Qehaja nga Instituti “EdGuard”. Ai ka thënë se shtyrja e procesit mësimor të jap një siguri më të madhe te komuniteti i shkollës. “Shtyrja e procesit mësimor nuk besoj që ka kontribuar që të jap një siguri më të madhe te komuniteti i shkollës. Unë e rikujtoj që siguria në rikthim varet shumë nga vetëdijesimi i komunitetit për reagim dhe jo domosdoshmërish i kufizim në protokolle dhe parapërgatitje”.

“Kemi të bëjmë me grup-mosha të reja që vështirë mund të reagojnë të organizuar sipas protokolleve, andaj këtu kthehet përgjegjësia në veçanti te mësimdhënësit dhe prindërit që të njëjtit t’i vetëdijesoj mirë fëmijët e tyre që t’i instalojnë një kulturë personale të higjienës që pastaj e njëjta mund të shfaqet në komunitet të shkollës”, tha ai.

Qehaja është i mendimit se institucionet duhet të përgatiten për çfarëdo forme të vazhdimit të mësimit.

Teksa ka folur për mundësinë e mbajtjes së mësimit online, Qehaja thotë se nuk është dëshmuar ndonjë rezultat, përkundrazi një numër i nxënësve nuk kanë pasur përfshirje në të.

“Mësimi online nuk ka dëshmuar ndonjë rezultat, përkundrazi një numër jashtëzakonisht i madh i fëmijëve nuk kanë pasur hiq përfshirje në të ose një përfshirje shumë të kufizuar”.

“Sistemi ynë arsimor është shumë i mangët, kjo humbje nga marsi për shkak të pandemisë ka qenë shumë e dëmshme dhe çfarë do rikthimi në të njëjtën gjendje pra jashtë bankës shkollore do të ketë një dëm ende më të madh te fëmijët, që pastaj shfaqet në të cilat sferat pa përjashtim”, tha Qehaja.

Të premten, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka konfirmuar se mësimi në shkolla do të fillojë nga 14 shatori i ndarë në dy faza, raporton EO.

Të fundit

Nesër fillon mësimi i kombinuar për nxënësit e klasave 7,8,9,11 dhe 12

Duke filluar nga nesër, do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar, nxënësit e klasave 7,8,9,11 dhe 12. Kjo u bë e ditur nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj i cili tha se p

Grenell viziton Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se delegacioni qeveritar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të udhëtojë për në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Izrael. Ambasada përme

Trump deklarohet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur pas emërimit si kandidat për Çmimin Nobel për Paqe. Ai gjatë një tubimi në fushatën në Karolinën e Veriut, ka thënë

Katër shqiptarë Ministra të Jashtëm në Ballkan

Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi. Ministra të Jashtëm shqiptarë në sht

Greqia nuk tërhiqet nga zgjerimi në Jon

Greqia vijon të besojë se zgjerimi i ujërave të saj territoriale në Detin Jon me 12 milje është e drejtë se saj ekskluzive dhe jo subjekt miratimi nga ndonjë palët e tretë. Ministri i Jasht

OBSH: COVID-19 do të vazhdojë të përhapet për një kohë të gjatë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pandemia do të vazhdojë të përhapet nëpër botë për një kohë shumë të gjatë teksa krejt energjia do të mbetet e përqendruar

Info Tjera