MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/Qeveria-Kurti-2-1-780x439-1.jpg

Nesër prezantohet në Kuvend programi i Qeverisë Kurti 2



Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 10:00, me pikën e vetme të rendit të ditës, prezantimi i programit qeverisës për katër vitet e ardhshme, i miratuar nga Qeveria më 7 maj.

Programi qeverisës do të fokusohet në masat për përballimin e pasojave që po lë pandemia, zhvillimin ekonomik të vendit, mbështetjen për bizneset, rritjen e pagës minimale, krijimin e vendeve të punës dhe riorganizimin të skemave sociale.

Prioriteti i parë sipas Qeverisë Kurti 2 është shëndeti në kushtet e pandemisë, ndërsa i dyti ka të bëjë me ekonominë po ashtu në kushtet e pandemisë. Në këtë aspekt, sipas kryeministrit Albin Kurti, prioritet i qeverisë është sigurimi i vaksinave.

Kurti ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë së tij do të ketë transparencë, profesionalizëm dhe llogaridhënie. Ndërsa ka premtuar reforma në drejtësi ku vettingu do të jetë fjala kryesore e kësaj reforme.

Po ashtu Kurti ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës do të bëhen reforma në skemat sociale duke ofruar mbështetje për familje me të ardhura të vogla, shtesa për fëmijë e punësime për moshat e reja. Ai ka premtuar edhe ndërtimin e 160 çerdheve në gjithë vendin, mbështetje financiare për çiftet e reja dhe rritje të pagës minimale në 250 euro.

Kurti ka premtuar se gjatë këtyre katër vjetëve të qeverisjes, do të përmbyllet zhvillimi i sistemit informimin shëndetësor dhe do të fillohet me rritjen e fondit të sigurimeve shëndetësore.

Po ashtu, ka thënë ai, do ta përmbyllet reforma e administratës publike dhe do të zbatojë diversifikimin e burimeve të energjisë dhe asetet strategjike, duke garantuar edhe çmime të përballueshme për industritë dhe amvisëritë.

Kurti ka premtuar edhe qasje në ujë të pijshëm për ata qytetarë që nuk kanë dhe problemi i ujërave të zeza pas katër vjetëve qeverisej të jetë një problem i së kaluarës.

Ndërsa sa i përket mërgatës, Kurti ka pohuar se ajo do të jetë pjesë e zhvillimit ekonomik të vendit. Ai ka thënë se qeveria e tij do të krijojë grantin e katërt për komuna më qëllim që t’u mundësohet më shumë autonomi kryetarëve të komunave për investime në komunat e tyre.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë mandatit qeverisës, Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE dhe për anëtarësim në Kartën e Adriatikut. Ai po ashtu ka thënë se qeveria e tij është duke përgatitur dosjen për të paditur Serbinë për gjenocid, teksa dialogun e ka renditur prioritet të katërt për qeverinë e tij.

Plani qeverisës parasheh edhe një pagë 6 mujore prej 250 eurove për lehonat e papuna. Plani për rimëkëmbje ekonomike të vendit do të fokusohet në disa pika kyçe, si rritja e fuqisë blerëse, prodhimi, eksporti dhe në politikat lehtësuese që to të ndërmerren nga qeveria për të mbështetur bizneset.

Ndryshe, opozita ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos publikimin me kohë të planit qeverisës.

Të fundit

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Alt: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një pronon

Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel e ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qet

Kongresmenë amerikanë letër Bidenit për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi recipr

Info Tjera