MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/gastro.jpg

Nga e hëna rikthehet puna në gastronomi e hotelieri



Sot u zhvillua takimi i radhës koordinues i organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL, Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryetarëve të komunave të Kosovës në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID – 19.

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë z. Arben Vitia që në fillimi të takimit theksojë se qëllimi i këtij takimi është bashkërendimi i veprimeve në mes institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19. Ai falënderojë kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave duke njohur dhe vlerësuar punën dhe angazhimin e tyre për përballjen me situatën pandemike.

Ai theksojë që në fillim se vendimet e Qeverisë së Kosovës merren bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor, përkatësisht të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. z. Vitia deklarojë se është shumë e rëndësishme që mesazhin që e përçojmë si institucione publike duhet të jetë respektimi i masave që ndërmerren nga institucionet e Kosovës dhe të mos ketë mesazhe dualiste.

Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve.

Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme.

Prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë është furnizimi me vaksina anti-COVID. Jemi në rrugë të mirë, që në muajt në vijim të gjithë të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare do të kenë mundësinë të vaksinohen.

Në anën tjetër kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik.

Si përfundim duhet theksohet se Republika e Kosovës i ka masat më liberale duke i krahasuar ato me masat e vendeve të rajonit dhe Evropës.

z. Elbert Krasniqi në fund i falënderojë të gjithë kryetarët e komunave dhe theksojë se edhe MAPL është duke analizuar mundësinë që të mbështes komunat sidomos sektorin shëndetësor primar në nivelin lokal.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera