MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/h_56087297-1068x801-1.jpg

Nga e hëna Sllovenia fut në izolim secilin shtetas të huaj



Nga e hëna, Sllovenia do të lëshojë vendime për karantinë të detyruar për ata që vijnë nga zonat “e kuqe” në të gjitha vendkalimet kufitare me Kroacinë, konfirmoi sot ministri i Punëve të Brendshme Alesh Hojs.

Bëhet fjalë për shtetas sllovenë ose shtetas të huaj që jetojnë në Slloveni, të cilët kanë vizituar apo kanë qëndruar në vende të “listës së kuqe”, me rrezik të lartë për shkak të epidemisë, siç janë Serbia, BeH-ja, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa tranzitojnë përmes Kroacisë.

Deri sot, dispozitat për karantinë të detyruar u janë lëshuar vetëm në katër vendkalime kufitare.

“Dispozitat për karantinë do t’i dorëzojë policia kufitare, pasi automatikisht, në formë elektronike, lëshohen nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa procedura do të zgjasë preh 5 deri në 7 minuta”, tha Hojsi.

Tre ditët e fundit Sllovenia ka regjistruar 19 raste të reja të të infektuarve në ditë, ndërsa zëdhënësi qeveritar Jellko Kacini sot tha se të gjitha rastet e reja kanë qenë nga më tepër vatra të njohura, se infektimi është konfirmuar me testim derisa kanë qenë në izolim.

Të fundit

Qeveria nis zbatimin e marrëveshjeve të Uashingtonit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë sot se Qeveria e Kosovës është duke i bërë hapat e nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit. Në një njoftim në FCB, Hoti ka njo

118 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Zemaj shpalos detaje për shtrëngim të masave në dy faza ditore

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar shtrëngim të masave pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19. Ai tha se këto masa do të jenë në dy faza ditore duke përfshirë e

Basha: Ahtisari ishte kompromisi që ka bërë Kosova

Gjatë javës që lamë pas, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë një deklaratë nga Beogradi që ka ngritur reagime të shumta në vend. Lajçak ka thënë se Ko

Kryeministrja që me thjeshtësinë e saj ka fituar simpatinë e botës

Shumë në botë e kanë zili Zelandën e Re që kanë Jacinda Ardern si kryeministre dhe dëshirojnë një person të tillë në krye të vendit të tyre. Ardern doli në skenën globale në vitin 20

Zemaj: Mbyllja është opsioni i fundit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk e përjashton krejtësisht mbylljen në rast se rriten numrat e të infektuarve me COVID-19. Por, thotë se është opsioni i fundit megjithëse mbylljen

Info Tjera