MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/10/1200-630-unnamed-1-3.jpg

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor.

Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër.

Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, këto materiale do të dërgohen në depot e komisioneve komunale në 38 komuna.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka treguar se sa është numri i fletëvotimeve që janë shtypur.

“Sipas planifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet. Ky material i rëndësisë së veçantë, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, do të dërgohet në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, në 38 komuna. Sipas vendimit të KQZ-së, për Zgjedhjet për kryetarë të Komunave janë shtypur 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime, dhe po kaq edhe për Zgjedhjet për Kuvende Komunale”, ka thënë Elezi.

Më tej, ai ka bërë të ditur se për këto zgjedhje janë shtypur rreth 10 për qind më pak fletëvotime.

“Edhe për këto zgjedhje, janë shtypur rreth 187 mijë fletëvotime më pak se votues apo rreth 10%. Kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në muajin shkurt, ishin shtypur rreth 178 mijë fletëvotime më pak se numri i votuesve”, ka shtuar ai.

Zgjedhjet komunale do të mbahen nesër në 38 komuna të Kosovës. Numri i votuesve të rinj të cilët votojnë për herë të parë është 41 mijë e 12 votues. Sot është heshtje zgjedhore, ndërkaq partitë politike kanë përmbyllur mbrëmë fushatën zgjedhore që ka nisur më 16 shtator.

Të fundit

Përfundon epoka e Angela Merkel

Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake.  Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj

Kurti për herë të dytë brenda dy javësh në telefon me Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Kryeministri Kurti në bisedën telef

Sa mijë dollarë fitojnë në minutë kompanitë që prodhojnë vaksina anti-Covid

Kompanitë Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë gjithsej 65,000 dollarë në minutë falë vaksinave të tyre kundër Covid-19, sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore, e cila prom

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel. Sipas Bashkimit Evropian, në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Info Tjera