MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/naval.jpg

Nuk ka marrëveshje mes Turqisë dhe Greqisë



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaron se nuk ka marrëveshje mes Greqisë dhe Turqisë, lidhur me tensionet në Mesdhe.

“Nuk ka asnjë marrëveshje, vetëm diskutime”, është shprehur Stoltenberg, duke sqaruar kështu deklaratën e nxituar mbrëmjen e së enjtes kur u përfol për marrëveshje mes dy vendeve.

Ndërkohë, mediet e huaja raportojnë se Turqia ka shprehur gatishmërinë për të negociuar me Greqinë për zgjidhjen e krizës në Mesdheun Lindor, por ka qenë Athina zyrtare, që ka refuzuar.

Kjo e fundit ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të qetësuar situatën dhe për t’u ulur në tryezën e bisedimeve është që Turqia të tërheqë anijet e saj, që ndodhen pranë kufirit detar grek.

Mëngjesin e kësaj të premteje, edhe vetë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i dërgoi një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë Presidentit Erdogan, duke i thënë: “Ndaloni provokimet të fillojmë bisedimet”.

Të fundit

Mbi 32 mln të infektuar në të gjithë botën

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 32,773,811 të infektuar. Ndërkohë, kanë ndërruar jetën 993,649 njerëz dhe janë shëruar 24,179,850 të tjerë. Shtetet e B

Seanca e parë ndaj Salih Mustafës caktohet për 28 shtator

Të hënën në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. Kështu thuhet në një njoftim të Gjy

Shtyhet takimi

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë që ishte planifikuar të zhvillohej në Bruksel ditën e hënë, është shtyrë. Kjo shtyrje mësohet se ka ardhur për shkak të situatës së krijuar nga koronavir

Presidenti reagon pas arrestimeve

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas bastisjeve dhe arrestimeve të sotme në OVL- UCK nga ana e EULEX-it. Thaçi ka thënë se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë,

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Mbi 15 mijë raste me Covid

Gjatë kësaj jave ka pas rënie të numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve me virusin korona. Megjithatë, ende vazhdon të ketë raste të reja pozitive me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të

Info Tjera