MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/maska-2.jpg

OBSH: Nuk ka nevojë për masa shtesë të izolimit në Evropë



Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se masat e reja të izolimit në vendet evropiane nuk janë të nevojshme.

Këto vende po shënojnë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri, kryesisht për shkak se njerëzit po kthehen nga udhëtimet e pushimeve.

“Ne mund ta menaxhojmë virusin dhe ta mbajmë ekonominë të funksionojë”, tha Hans Kluge, kreu i degës evropiane të OBSH-së.

Italia, Franca, Spanja dhe Gjermania janë ndër vendet ku është shënuar rritje numrit të rasteve me koronavirus.

Italia regjistroi 845 raste të reja më 20 gusht, numri më i lartë i rasteve ditore që nga muaji maj.

Franca raportoi 4.700 raste, ndërsa Gjermania raportoi 1,707 raste, numri më i lartë që nga muaji prill.

Sidoqoftë, numri i rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara është akoma shumë më i lartë se në Evropë.

Autoritetet raportuan për 46.000 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 5,575,323.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me seli në SHBA, në gjithë botën numri i të infektuarve ka arritur në mbi 22 milionë.

Të fundit

Asnjë i vdekur nga virusi

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

BE kërkon shtrëngim të masave

Bashkimi Evropian (BE) u bëri thirrje sot vendeve anëtare që të forcojnë urgjentisht masat për të kontrolluar vatrat e reja të epidemisë dhe për të shtypur valën e re të koronavirusit.

Hoti: Asociacioni nuk diskutohet

Takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi, i planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel ende është në pikëpyetje nëse do të ndodh. Shkak për këtë është raportuar të jetë refuzimi i

Nisin arrestimet nga specialja

Ish- eprori i UÇK-së Sali Mustafa u arrestua sot nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. “Salih Mustafa u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarr

Rrjedhja e dokumenteve sekrete nga Haga mund ta rrezikojë punën e gjykatës

“Mendoj se është një krizë e vërtetë” – me këto fjalë e komenton rrjedhjen e pretenduar të dokumenteve nga Prokuroria e Specializuar në Hagë Dr. Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Sh

Ukraina mund të njoh Kosovën

Zv.ministri i jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar, në një interviste paralajmëroi një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës nga Kievi zyrtar. Sipas diplomatit ukrianas, nuk duhet të bëhen par

Info Tjera