MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/WHO.jpg

OBSH: Pandemia është në fazë kritike



Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fillim të vitit, situata globale është duke u përkeqësuar në javët e fundit, tha OBSH-ja.

“Jemi në një fazë kritike të pandemisë. Trajektorja e saj po rritet. Është duke u rritur në mënyrë dramatike”, tha Maria van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Koronavirusi ka vrarë mbi 2.9 milionë njerëz prejse është shfaqur për herë të parë në fund të vitit 2019.

Mbi 136 milionë vetë janë infektuar në total.

Në nivel global, “kemi parë shtatë javë rresht të rasteve në rritje dhe katër javë të vdekjeve në rritje”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën e kaluar është regjistruar “numri i katërt më i lartë i rasteve në një javë të vetme”, tha ai.

Rritja e rasteve vjen me gjithë shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave në shumë vende të botës.

Deri më tash, rreth 780 milionë vaksina janë administruar globalisht, por autoritetet shëndetësore thonë se duhet të vazhdojë veshja e maskave, si dhe ruajtja e distancës fizike, për të përmbysur trajektoren.

“Ne gjithashtu duam të shohim rihapjen e shoqërive dhe ekonomive, si dhe rifillimin e udhëtimeve dhe të tregtisë”, tha Tedros.

“Por, tani, njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende janë të tejmbushura dhe njerëzit po vdesin. Kjo mund të shmanget”, shtoi ai.

Sipas tij, pandemia është larg fundit, por “ka shumë arsye për optimizëm”.

”Rënia e rasteve dhe vdekjeve gjatë dy muajve të parë të vitit tregon se ky virus dhe variantet e tij mund të ndalen”, tha Tedros.

Të fundit

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Alt: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një pronon

Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel e ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qet

Kongresmenë amerikanë letër Bidenit për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi recipr

Info Tjera