MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/content-type-covid-19.png

OBSH: Po i afrohemi shkallës më të lartë të infeksionit



Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten globalisht me ritme shqetësuese, ndërsa vuri në dukje se numri i rasteve të reja të konfirmuara në javë është dyfishuar gjatë dy muajve të fundit.

Në një konferencë për shtyp të premten, kreu i OBSH-së deklaroi se numri i rasteve të reja “po i afrohet shkallës më të lartë të infeksionit që kemi parë deri më tani gjatë pandemisë”.

Tedros tha se disa vende që kishin arritur të mbanin në kontroll përhapjen e COVID-19, tani po raportonin rritje të rasteve.

“Deri në fillim të këtij viti, Papua Guinea e Re kishte raportuar më pak se 900 raste dhe nëntë viktima”, tha Tedros.

Vendi tani ka regjistruar më shumë se 9,000 raste dhe 83 viktima, gjysma e të cilave u regjistruan gjatë muajit të fundit.

“Papua Guinea e Re është një shembull i përsosur pse shpërndarja e barabartë e vaksinave është kaq e rëndësishme”, theksoi kreu i OBSH, duke shtuar se vendi është mbështetur në dozat e vaksinave të dhuruara nga Australia dhe iniciativa COVAX e mbështetur nga OKB.

Deri më tani, COVAX ka dërguar rreth 40 milion vaksina në më shumë se 100 vende.

Të fundit

Takimi i parë Kurti – Vuçiq

Sot në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ndërsa për Qeverinë e Kosovës takimi i sotëm

Borrell: Kemi një momentum të ri dhe duhet ta shfrytëzojmë atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimet të martën, më 15 qershor, në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve. Përfaqë

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

Info Tjera