MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/obsh-2-scaled-1.jpg

OBSH, thirrje për dhurim vaksinash për vendet e varfëra



Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dhurojë vaksina të COVID-19 për vendet me të ardhura më të ulëta, duke përmendur nevojën urgjente për 10 milionë doza për një program të shpërndarjes së vaksinave të mbështetur nga OBSH-ja.

“COVAX është gati të shpërndajë, por ne nuk mund të shpërndajmë vaksina që nuk i kemi”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë virtuale shtypi nga Gjeneva.

COVAX, nisma për qasje globale ndaj vaksinës COVID-19, synon të sigurojë shpërndarje të barabartë të vaksinës në të gjithë botën, në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Marrëveshjet bilaterale, ndalimet e eksportit dhe nacionalizmi i vaksinave kanë shkaktuar shtrembërime në treg me pabarazi të mëdha mes kërkesës dhe ofertës,” tha zoti Tedros. “Dhjetë milionë doza nuk janë shumë dhe nuk janë as të mjaftueshme.”

Thirrja e zotit Tedros vjen pasi India, një furnizues kryesor i programit të ndarjes së vaksinave COVAX të agjencisë, tha se po i jepte përparësi nevojave lokale.

Drejtori i OBSH-së tha se masa e Indisë ishte “e kuptueshme” duke pasur parasysh numrin në rritje të infeksioneve atje. Ai tha se bisedimet ishin në proces me Indinë për të gjetur një ekuilibër midis nevojave lokale dhe atyre ndërkombëtare.

India tha të premten se vendosi një rekord prej më shumë se 59,000 rastesh të reja në 24-orë.

Në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, 181 vende nënshkruan një deklaratë politike ku bëhet thirrje që vaksinat COVID-19 të trajtohen si një e mirë publike globale, duke siguruar qasje të përballueshme, dhe të drejtë për të gjithë.

COVAX deri më tani ka shpërndarë më shumë se 31 milion doza të vaksinave në 57 vende.

Qendra Johns Hopkins njoftoi të shtunën herët se ka më shumë 126 milionë infeksione globale të COVID-19. Qendra kërkimore përpunon të dhënat e saj vazhdimisht dhe siguron të dhëna për ekspertët [[https://coronavirus.jhu.edu/map.html]].

Sipas qendrës, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste sesa çdo vend tjetër, me më shumë se 30.1 milionë infeksione, pasuar nga Brazili, me 12.4 milionë dhe India, me 11.9 milionë raste.

Në Gjermani, zyrtarët paralajmëruan banorët të mos bënin udhëtime të panevojshme në Francën fqinje, Austri, Danimarkë apo Republikën Çeke për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit. Gjermania gjithashtu po përballet me rritjen e vet të infeksioneve, të nxitur nga një variant më i transmetueshëm i koronavirusit i identifikuar në Britani.

Kreu i Institutit Robert Koch për sëmundjet infektive në Gjermanisë, Lothar Wieler, tha të premten se vala aktuale e infeksioneve të koronavirusit në vend mund të jetë më e larta deri më tani dhe tha se nuk përjashtohen 100,000 infeksione të reja ditore.

“Ka sinjale të qarta që kjo valë do të jetë më e keqe se dy valët e para,” tha zoti Wieler. Ai i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi gjatë Pashkëve.

Në Republikën Çeke, Parlamenti zgjati gjendjen e jashtëzakonshme, e cila i jep qeverisë kompetenca shtesë për të luftuar pandeminë, deri në 11 prill.

Shkalla e infeksionit të koronavirusit të Spanjës vazhdoi të rritej të premten. Zyrtarët shëndetësorë raportuan 7,586 raste të reja të premten, duke e çuar gjithsej vendin në 3.26 milionë raste dhe duke kërcënuar përparimet e bëra gjatë një rënie të mëparshme të rasteve.

Në Shtetet e Bashkuara, Shtëpia e Bardhë njoftoi se tre qytete të tjera – Bostoni, Masaçjusets; Norfolk, Virxhinia; dhe Njuërk, Nju Xhersi – po hapin qendra federale të reja të vaksinimit në masë, si pjesë e fushatës të Presidentit Joe Biden për të vaksinuar 200 milionë amerikanë deri në fund të prillit. Biden kishte vendosur më parë objektivin për vaksinimin e 100 milionë amerikanëve gjatë 100 ditëve të tij të para në detyrë, një objektiv që ai e tejkaloi javën e kaluar.

Të dhënat nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të premten treguan se 27% e popullatës amerikane ka marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe gati 15% janë vaksinuar plotësisht.

Të fundit

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Alt: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një pronon

Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel e ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qet

Kongresmenë amerikanë letër Bidenit për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi recipr

Info Tjera