MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/1015_Macedonia_parliament_building-1_1.jpg

Opozita paditë Talat Xhaferin



Sot, “E Majta” dhe deputetët e saj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (Dimitar Apasiev dhe Borislav Kërmov) paraqitën një raport në Inspektoratin Sanitar dhe Shëndetësor për shkeljen së masës izolim i rreptë (karantinë), si si dhe padi penale në Prokurori për deputetët Bisera Kostadinova-Stojcevska nga Manastiri dhe Miroslav Bogdanovski nga Shkupi, si dhe kundër Kryetarit të Kuvendit – Talat Xhaferi, shkruan Alsat.

Të tre akuzohen se, me dashje dhe pas koordinimit paraprak të ndërsjellë, kanë kryer veprën “Mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie” (i dënueshëm sipas Nenit 206 të Kodit Penal), si dhe përpjekje për “Transmetimin e një sëmundje ngjitëse” (Neni 205 i KP) ndaj deputetëve të tjerë, me elemente të veprave të rënda kundër shëndetit të njeriut.

“Për më tepër, me një veprim të tillë, ata shkaktuan frikë dhe pasiguri në mesin e deputetëve dhe publikut, por gjithashtu vunë në pikëpyetje jetën dhe shëndetin e deputetëve dhe familjeve të tyre, kështu edhe funksionimin normal të institucionit Parlamenti i Republikës së Maqedonisë – si një organi qendror shtetëror dhe bartës I vetëm kushtetues i pushtetit legjislativ në Republikë. E gjithë kjo ishte dakorduar dhe e dinte edhe Kryetari i Parlamentit, Xhaferi, por ai jo vetëm që nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë, si zyrtari përgjegjës me kompetencat e dhëna nga Ligji për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Rregulloren e Punës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, por ai edhe e ka prganizuar këtë element të rrezikshëm, i cili mund të paralizojë funksionimin normal të legjislaturës në tërësi”, thuhet në komunikatën e “Të Majtës”.

Më tej në komunikatë thuhet se kjo parti pret që Prokuroria Publike Shkup të veprojë mbi paditë e paraqitura sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe në raste të tjera të shkeljes së masës së nga persona pozitivë me koronavirus, gjë që do të bënte të ditur se të gjithë qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera