MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/vjosa-osmani.jpg

Osmani: Kuvendi të miratojë rezolutën për gjenocidin



Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë tre ditore në Shqipëri.  Me nderime të larta shtetërore ajo është pritur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, teksa pas takimit të dy dolën në konferencë për media.

Osmani theksoi se janë duke diskutuar për barrierat e vogla që mund ti pengojnë këto shtetet në rrugën e tyre drejtë të ardhmes evropiane.

“Kjo vizitë jo vetëm që do ti rikonfirmojë jo vetëm raportet vëllazërore në mes të dy vendeve sepse nuk do ti quaja ashtu, por raporte mes motrave sepse ashtu janë më të sinqerta. Në të njëjtën kohë po shohim se si ti eliminojmë barrierat sado të vogla që mund të jenë në mes të shteteve”, ka thënë ajo.

U.d e Presidentit foli edhe për çështjen e akuzave të Speciales se disa ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte e krime kundër njerëzimit.

E vërteta sipas saj është se ato i ka kryer Serbia e jo Kosova.

“E vërteta është se në Kosovë është Serbia ajo që ka kryer gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sepse nuk ka ndonjë të vërtetë tjetër dhe këtë e ka parë e gjithë bota. Ne serish kemi nevojë për ndihmën e madhe të Shqipërisë dhe që të jetë zëri ynë aty ku ne nuk kemi zë. Ne diskutuam me presidentin se si mund ti avancojmë këto diskutime për të ardhmen e vendit tonë. Kosova ende nuk ka ulëse në shumë organizata të mëdha ndërkombëtare”, ka thënë më tutje ajo.

Pjesë e diskutimit me presidentin Meta, sipas Osmanit ka qenë edhe situata në arsim, shëndetësi e aspekte të tjera sociale.

Osmani përmendi edhe çështjen e ndryshimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“E falënderova presidentin Meta edhe për qëndrimin e tij rreth idesë së rrezikshme për ndryshim të kufijve. Sado që mund të quhet një ide e vdekur pas një kohe mund të rikthehet në tavolinë prandaj është e rëndësishme një zë i fuqishëm si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë që kjo ide të kundërshtohet”, ka thënë ajo.

“Si dy shtete të ecim bashkarish dhe pse me flamuj të ndryshëm, që gjithmonë kanë luftuar dhe nuk janë mposhtur. Gjithë procesi ynë i shtet ndërtimit ka qenë i vështirë por kemi pas në krah Shqipërinë. Tashmë e vërteta është se Serbia ka kryer krime lufte në Kosovë dhe këtë e ka parë e gjithë bota mbarë. Për të mos lejuar që të përmbyset e vërteta kemi nevojë për qëndrimin në krah të Shqipërisë që të jetë ajo zëri ynë atje ku ne nuk kemi mundësi, të jetë ajo pasqyra jonë. Në këtë takim me presidentin Meta kemi diskutuar pikërisht për këtë çështje dhe rolin që Shqipëria ka në organizatat që Kosova nuk ka ende ulëse” ka deklaruar Osmani.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera