MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/who-798x399-1.jpg

Paralajmërimi i frikshëm i OBSH: Mund të kemi 2 milionë viktima nga COVID-19



Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar nga një rritje masive e numrit të viktimave nga pandemia e Coronës.

Në SHBA numri i të infektuarve me Corona kaloi ndërkohë në një milionësh tjetër.

Numri i dy milionë viktimave nga pandemia e Coronës është i papërfytyrueshëm, por „jo i pamundur”, deklaroi, Michael Ryan drejtor i ndihmës së emergjencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH në Gjenevë.

Madje kjo shifër pa një bashkëpunim ndërkombëtar është „me shumë gjasa.”

Sipas Ryan një rritje e re masive e infektimeve është e mundur. Prandaj duhet të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat kundër SARS-CoV-2.

Higjiena, mbajtja e maskës, distanca, testimi, ndjekja e kontakteve, karantina.

“Atëherë kam frikë se, …”

„Çështja që shtrohet është: Jemi të gatshëm të veprojmë së bashku multilateralisht e globalisht, që ta kontrollojmë këtë virus në vend që ta kontrollojë fatin tonë? Nëse nuk e bëjmë këtë dhe nuk e zhvillojmë mënyrën, dimensionin dhe intensitetin e bashkëpunimit, atëherë kam frikë, se duhet të përgatitemi për një shifër të tillë, dhe për fat të keq ndoshta edhe një më të lartë”, tha Ryan.

Sfida kryesore si më parë është zhvillimi i një vaksine të efektshme.

Aktualisht numri i viktimave në botë që kanë humbur jetën nga virusi Corona po i afrohet shifrës 1 milionë. Pritet që kjo të kalohet në javën që vjen.

SHBA në krye

Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar ndërkohë më shumë se 7 milionë të infektuar, sipas Universitetit John Hopkins.

Kjo është shifra absolutisht më e lartë, ndjekur nga India me 5,8 milionë raste dhe Brazili me 4,7 milionë të infektuar.

Ndërkohë në të gjithë botën janë infektuar 32 milionë vetë, 283.000 në Gjermani.

Edhe në Gjermani ka rritje të numrit të infektimeve.

Krahasimisht pandemia e Coronës është zhvilluar më lehtë në Afrikë deri më tani.

Që ky kontinent deri më tani i ka shpëtuar rritjes së lartë të infektimeve mendohet, se lidhet me kushtet klimatike të tij dhe një dendësi të ulët popullsie në shumë rajone, ka bërë të ditur zyra e OBSH-së në Brazzaville.

Një rol mund të luajë edhe mosha e ulët mesatare e popullsisë afrikane./DW

Të fundit

Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit po implementohet

Richard Grenell, emisar special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë po konsideron se marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Uashington po implementohet. Grenell

Meta: Anëtarësimi i Kosovës në OKB do të sillte përfitime

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Kosova është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Meta, përmes një postimi në “Facebook”, me rastin e 75 vjeto

Raka: Valën e dytë e kemi kaluar në gusht

Rritja e rasteve të koronavirusit në Kosovë nuk duhet të përbëjë shqetësim, meqë rritja e lehtë e të infektuarve ka dalur si rezultat i rritjes së testimeve në baza ditore, thotë mikrobi

Meta kthen në Kuvend Kodin Zgjedhor dhe i drejtohet ‘Venecias’

Ashtu siç ishte e pritshme, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 5 tetor. Në dekretin e kreut të Shtetit, ky veprim argumentohet për faktin se

Rriten rastet me Covid, vdesin dy persona

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Kosova me 1871 raste aktive me COVID-19

17 mijë e 422 persona në Kosovë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet pozitive me këtë virus. Nga të dhënat e Institut Kombëtar të Shëndetësisë

Info Tjera