MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/germimet-kizhevak-1.png

Paralajmërohen gërmime tjera në Serbi



Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Arsim Gërxhaliu, paralajmëroi se së shpejti do të nisin gërmimet te miniera e Shtavalit në Serbi, ku dyshohet se ka trupa të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Gërxhaliu foli të shtunën në një konferencë për media në Prishtinë, së bashku me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të zhdukur.

“Në Serbi [gjatë vitit 2020] kemi kontrolluar tri lokacione, në mesin e të cilave është Kizhevaku si lokacioni i pestë i gjetjes së mbetjeve mortore. Kemi qenë edhe në Kozarevë të Novi Pazarit… si dhe kemi bërë kontrollin e Shtavalit, gjithashtu një minierë, ku dyshohet se ka një varrezë, të cilës do t’i qasemi pas Kizhevakut”, tha Gërxhaliu.

Varreza masive në Kizhevak është e pesta varrezë me viktima shqiptare që është zbuluar në territorin e Serbisë.

Deri më tash, nga Kizhevaku janë nxjerrë mbetjet mortore të 4-5 personave.

Gërxhaliu tha se kërkimet atje do të vazhdojnë vitin e ardhshëm, pasi të përmirësohen kushtet e motit.

Ai po ashtu tha se gjatë vitit 2020, në Kosovë janë kontrolluar nëntë lokacione, ku janë gjetur 11 trupa të personave të zhdukur.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Ramë Manaj, tha se pandemia e koronavirusit e ka stagnuar punën e këtij komisioni.

Ai tha se ka pritur nga Bashkimi Evropian që ta rrisë presionin ndaj Serbisë, për të dhënë informacione për të zhdukurit.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë./REL

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera