MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/qeveria-696x424-1.jpg

Partitë shqiptare, gati emrat e zv/ministrave



Partitë i kanë gati emrat e zëvendësministrave. Subjektet politike shqiptare, siç mëson Alsat janë përcaktuar për kuadrot, ndërsa në BDI akoma mbeten dilema për emrin e zëvendësit në MPB dhe Drejtësisë.

Burime të Alsat brenda BDI-së bëjnë të ditur se integristët janë përcaktuar që zëvendësi në polici t’i takojë Degës së Çairit për ku përflitet emri i Nazim Bushit.

Derisa figura e tij has në pengesa, kjo pozitë mund t’i besohet Agim Nuhiut, i cili paraprakisht është paraparë për në Drejtësi, ndërsa në vendin e tij të vij Driton Kuçi.

Për zëvendës në Mbrojtje mësohet të jetë propozuar Bashkim Hasani, në Shëndetësi Shkëlqim Beqiri ndërsa në Transport dhe Lidhje ish deputeti Rexhail Ismaili.

Ministria e Punëve të Brendshme Nazim Bushi

Ministria e Drejtësisë Agim Nuhiu

Ministria e Mbrojtjes Bashkim Hasani

Ministria e Shëndetësisë Shkëlqim Beqiri

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve Rexhail Ismaili

Lëvizja Besa si pjesë e Qeverisë në kuadër të koalicionit “Mundemi” do të ketë dy zëvendësministra edhe atë Arafat Shabani në Arsim dhe Shkencë, ndërsa Sedat Sulejmani në Kulturë.

Emrat e tyre janë konfirmuar zyrtarisht nga partia e Bilall Kasamit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani
Ministria e Kulturës Sedat Sulejmani

Partia Demokratike Shqiptare do të ketë një post zëvendësministri në Ministri të Jashtme për ku jo zyrtarisht kanë paraparë Fatmire Isakun.

Emri i saj as nuk është konfirmuar dhe as nuk është përgënjeshtruar nga partia e Menduh Thaçit.

Ministria e Punëve të Jashtme Fatmire Isaku

Nga LSDM thonë se akoma janë duke zhvilluar negociata të brendshme me partnerët e koalicionit për ndarjen e pozitave të eshalonit të dytë në 8 ministri.

Edhe javën e kaluar kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi emrat zyrtarë të zëvendësve në fund të kësaj jave, Socialdemokratët nuk konfirmojnë kur emrat do t’i propozohen Kuvendit për votim.

Ministria e Financave
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive/Alsat

Të fundit

Mbi 500 të dënuar për për mosrespektim të ligjit anti Covid-19

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 581 gjoba ndaj qytetarëve për mosrespektim të ligjit antiCovid-19. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 31 persona, ndë

Godfrey: Marrëveshja e Uashingtonit është përkushtim politik, jo detyrim ligjor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Anthony Godfrey, vlerësoi se e sheh Marrëveshjen e Uashingtonit si përkushtim politik, dhe jo një marrëveshje ligjërisht të d

Çka u diskutua mes Presidentit Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden u përballën në një debat të ndezur të martën, që u karakterizua nga sulme të ndërsjellta, shpesh me ndërprerj

1 mijë e 457 raste aktive me COVID-19

Numri total i rasteve pozitive me SARS CoV-2 në Kosovë është 15 mijë e 574 raste nga 67 mijë e 294 persona të dyshuar për infektim nga ky virus. Shifra këto që u bënë që nga 13 marsi kur

Serwer: Amerikanët po gabojnë, Vuçiqi nuk do ta njohë Kosovën

Amerikanët duhet të merren me problemin e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, ka thënë Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin e profesor në universitetin John Hopkins në Uashington në një bised

113 të shëruar dhe 47 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Info Tjera