MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/Russian_embassy_Tirana.jpg

Përplasje të reja mes Shqipërisë dhe Rusisë



Ambasada ruse në Shqipëri ka bërë një postim në faqen zyrtare Facebook ku shkruan se nuk kanë marrë asnjë ankesë për diplomatin e dëbuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Madje ato i quajnë akuzat të pabaza dhe ngrenë dyshime në lidhje me synimin e palës shqiptare për miqësinë e dy shteteve.

Shqipëria dëboi dje sekretarin e dytë të ambasadës ruse në Tiranë me argumentin se kishte shkelur disa herë masat anti-Covid. Diplomatit Alexey Krivosheev iu la një afat prej 72 orësh për t’u larguar nga Shqipëria.

Postimi i Plotë
Koment i Ambasadës Ruse në lidhje me njoftimin e diplomatit rus “persona non grata”.

Ne e konsiderojmë vendimin e autoriteteve shqiptare për të dëbuar diplomatin rus, të pabazë. Gjithashtu jemi të befasuar nga përmbajtja e deklaratës për shtyp të Ministrisë së Jashtme shqiptare. Ndryshe nga pohimet e Ministrisë, emri i Aleksey Krivosheev nuk është përmendur
asnjëherë gjatë komunikimit midis Ambasadës Ruse dhe Ministrisë së Jashtme Shqiptare. Për herë të parë dhe të fundit, emri i tij është përmendur në një shënim verbal nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë të datës 20 janar 2021, sipas të cilit Z. Krivosheev u shpall person “non grata”. Në të njëjtën kohë, nuk është dhënë asnjë provë e shkeljes të masave anticovid që janë në fuqi në Shqipëri, nga ambasadori.
Më herët, në korrik të vitit 2020, në një takim midis Ambasadorit dhe Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë G. Cakaj, u ngritën pretendimet, gjithashtu shumë të diskutueshme, për sjelljen e një diplomati krejt tjetër. Pikërisht atëherë z. Ambasador premtoi të merrej me këtë çështje, premtim, i cili u përmbush. Vërejtje në adresë të këtij punonjësi nuk pati dhe ai u largua me sukses nga vendi pas disa muajsh, duke përfunduar shërbimin e tij.
Sa i përket z. Krivosheev, pasi ai u diagnostikua me COVID-19 në fillim të nëntorit 2020, në përputhje me protokollin mjekësor, u fut në vet-izolim për dy javë me anëtarët e familjes së tij, duke respektuar rreptësisht karantinën e përcaktuar dhe u rikthye për të punuar vetëm pasi kaloi dy teste negative. Ai nuk ka patur kontakte të jashtme, përveç vizitës në institucionet mjekësore për të kaluar testet e thëna më lart.
Ne besojmë se akuzat kundër tij janë të pabaza. Në sfondin e kësaj, sigurimet e palës shqiptare për përpjekjen për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ngrenë dyshime.
Gjithashtu, drejtojmë vëmendjen tuaj te fakti se, në përputhje me praktikën diplomatike ndërkombëtare, emrat e punonjësve të misioneve diplomatike të shpallur “persona non grata” nuk i komunikohen publikut. Kjo është, ndër të tjera, një nga detyrimet e vendit pritës, me qëllim ruajtjen e sigurisë personale të diplomatëve dhe anëtarëve të familjes së tyre. Publikimi i emrave mund të ndodhë, vetëm pasi punonjësi është larguar nga vendi pritës”.

Të fundit

Shqipëria siguron 1.6 milionë vaksina

Nga marsi deri në qershor, do të bëhet një vaksinim masiv i popullsisë për t’i dhënë mundësi dhe shpresë turizmit këtë vit. Kryeministri Rama u shpreh sot optimist se ky projekt mund të

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese me 438 mijë e 334 vo

Sërish numër i madh i infektimeve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Të enjten KQZ shpallë rezultatet e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së nesërme pritet të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve te 14 shkurtit. Kjo, pasi gjatë mbrëmjes sotme pritet të përfundojë edhe

Brukseli zyrtar: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për anëtarësim, zgjedhjet test

Rikonfirmimi erdhi sërish nga dy përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian, Joseph Borrell dhe Oliver Varhely pas përfundimit të takimi të radhës të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Sh

Vjosa Osmani pas takimit me Lajçakun: Dialogu veç për njohje recirproke, Kushtetuta nuk ndryshohet

U.d e presidentit, Vjosa Osmani është deklaruar për media në një konferencë për media pas takimit me emisarin e BE-së, Mirsolav Lajçak. Me këtë rast Osmani ka thënë se me Lajçakun ka bis

Info Tjera