MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/800px_COLOURBOX1198445.jpg

Policia sekuestron bankënota të falsifikuara



Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) ka pranuar informacione nga Dogana e Kosovës për një pako të dyshuar, e cila përmes postës nga Turqia ishte dërguar për në Kosovë, saktësisht në Mamushë.

Në këtë pako dyshohej se kishte ‘para’ që mund të ishin të falsifikuara. DHKEK në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka zbatuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit dhe kjo pako ka qenë nën masat e vëzhgimit deri në destinacionin e caktuar.

Më, 02.04.2021 rreth orës 14:30 sipas procedurave kjo pako është tërhequr nga posta në Mamushë nga personi për të cilin ishte destinuar, i cili ishte në shoqëri edhe të disa personave të tjerë. Më pastaj, policia ka reaguar dhe të gjithë personat qe janë ndërlidhur me ketë rast janë arrestuar ne flagrancë.

Si provë materiale, hetuesit policorë kanë sekuestruar 375,000.00 (treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) euro, bankënota nga 100 euro dhe 50 euro, si dhe 6 (gjashtë) telefona celular të personave të dyshuar.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prizren, 5 (pesë) persona të dyshuar dërgohen në mbajtje, kurse 1 (një) lirohet në procedurë të rregullt.

Të fundit

Merkel pranoi dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert në Twitter,

OBSH: Po i afrohemi shkallës më të lartë të infeksionit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten globalisht me ritme shqetësuese, ndërsa vuri në dukje se numri i r

14 të vdekur dhe 520 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Ja kur kthehen nxënësit në shkolla

Minsitrja e Arsmit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se nga e hëna të gjithë nxënësit do të iu rikthehen bankave shkollore. Ajo tha se mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje

Nis vaksinimi antiCOVID-19 për personat nga 75-79 me sëmundje kronike

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se nga sot për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmun

Zbulimi amerikan: Tërheqja nga Afganistani mund të përbëjë “rrezik të konsiderueshëm”

Zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan thanë se plani për të tërhequr trupat nga Afganistani mund t’u japë grupeve terroriste si al-Kaida dhe Shtetit Islamik një mundësi për të rigjeneru

Info Tjera