MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/kurti-2.jpg

Porosia e Kurtit për ministrat



Pas marrjes zyrtare të detyrës, sot u zhvillua mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Kosovës, nën drejtimin e Albin Kurtit.

Para kabinetit qeveritar Kurti tha se vendi është në krizë të madhe shëndetësore, për çka kërkoi nga ministrat e tij që te hartojnë plane konkrete për menaxhimin e pandemisë dhe për ringjallje ekonomike.

“Ne ende jemi sot në një krizë shëndetësore[…]Vetëm dje patëm 827 raste të reja dhe 16 të vdekur. Këta nuk janë vetëm numra por janë jetë njerëzish. Andaj duhet të punojmë me urgjencë që të ulim rastet. Por duhet të kemi plane te zbatueshme që të ruajmë shëndetin e qytetareve. Duhen rezultate konkrete. Ne do të punojmë si ekip por rezultati varet prej secilit nga ju dhe ekipit që ju drejtoni. Nga zyra ime do të ketë bashkëpunim por edhe veprim”, tha ai.

Para kabinetit të tij, kreu i ekzekutivit tha se duhet vepruar shpejt që të ndalen humbjet financiare.

Në ndërmarrjet publike, Kurti tha se duhet të ketë auditime dhe vlerësim të përformancës, dhe se ku ka shkelje duhet vepruar shpejt.

“Në ditët në vazhdim pres nga secili prej jush të vini me propozime konkrete, të cilat i kemi identifikuar me vite e që kërkojnë zgjidhje. Unë besoj në dijen dhe kapacitetin tuaj, është koha që ju të dëshmoni para qytetareve se në pozitat që jemi vendosur jemi meritor. Përtej veprimeve urgjente për menaxhimin e pandemisë duhet të veprojmë shpejt që të ndalim humbjet financiare nga ndërmarrjet publike, por edhe të ndalim recesionin ekonomik duke ndihmuar sektorin privat, t’i shpëtojmë vendet e punës[…] Pres që në tavolinën time të vijë urgjent plani për menaxhimin e pandemisë, po ashtu edhe plani për ringjallje ekonomike. Le të punojmë me nder e përgjegjësi[…]Le të përvjelim mëngët dhe të fillojmë punët e mëdha që na presin neve dhe angazhimin e përditshëm që pritet prej neve”, tha ai.

Ai bëri të ditur se gjatë javës do të mbajnë edhe mbledhjen e punës, ku pritet të marrin veprimet e nevojshme me kabinetin qeveritar.

Të fundit

Takimi i parë Kurti – Vuçiq

Sot në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ndërsa për Qeverinë e Kosovës takimi i sotëm

Borrell: Kemi një momentum të ri dhe duhet ta shfrytëzojmë atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimet të martën, më 15 qershor, në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve. Përfaqë

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

Info Tjera