MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/prelec-780x439-1.jpg

Prelec: Fitorja e Kurtit lë mënjanë dialogun me Serbinë



Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit, përbën diçka gati revolucionare.

Sipas tij, nëse Albin Kurti do të jetë kryeministër i ri i Kosovës, ai do të përballet me shumë sfida, në krye të të cilave do të jenë korrupsioni dhe dialogu me Serbinë.

Sa i përket procesit të dialogut, Prelec beson se për aq kohë sa Kurti mund të jetë në pushtet në Kosovë dhe Aleksandar Vuçiq në Serbi, marrëveshja përfundimtare është vite larg. Në intervistën për Radio Evropa e Lirë, i pyetur për marrëdhëniet me SHBA-në, Prelec ka thënë se nuk e di deri në çfarë shkalle mund t’i bëjnë presion Kurtit zyrtarët amerikanë.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, pritet të shënojë fitore të madhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Krahasuar me vitin 2019, dallimi është i madh. Çfarë mendoni se ndodhi ndërkohë?

Prelec: Mendoj që njerëzit nuk kanë qenë të kënaqur me mënyrën se si është rrëzuar qeveria e kaluar e Kurtit. Ka ekzistuar ndjenja që diçka nuk është në rregull lidhur me këtë gjë. Më pas ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paditur dhe është tani në Hagë në gjykim, bashkë me një numër liderësh nga partia e tij, por edhe nga Vetëvendosje. Një tjetër gjë që është rëndësishme është se zyrtarët e një prej partive kryesore në opozitë tashmë, partia e kryeministrit në shkuarje, Avdullah Hoti, Lidhjes Demokratike e Kosovës, i janë bashkuar partisë së Kurtit në listë. Po flas për Vjosa Osmanin, ushtruesen e detyrës së presidentit. Pra, janë mbledhur një varg faktorësh, mirëpo ne duhet të kemi parasysh se ka diçka gati revolucionare në këtë moment. Asnjë parti nuk ka fituar kurrë një përqindje kaq të madhe në Kosovë, kurrë. Është një referendum i qartë për njerëzit që e kanë udhëhequr Kosovën në pjesën më të madhe të 20 vjetëve të fundit dhe kjo ka qenë si deklaratë që ‘mjaft më, nuk ju duam më, duam dikë ndryshe’.

Kurti po ashtu i ka cilësuar këto zgjedhje si referendum. Por, a mendoni se ai mund t’i ndryshojë gjërat rrënjësisht? Kosova po përballet me pasojat e pandemisë ashtu sikurse secili shtet në botë.

Prelec: Po, ai do të përballet me shumë sfida, disa prej të cilave janë relativisht më të lehta dhe disa më të komplikuara. Është shumë herët të flasim për këtë. Ai me shumë gjasë do të jetë kryeministër dhe do të ketë shumë rol në marrëdhëniet me jashtë. Pikëpamja e tij për dialogun me Serbinë do të jetë ajo që do të ndodhë. Mendoj se dialogu, në thelb, do të ndalet për disa vjet.

Ju besoni se mund të ndalet për disa vjet?

Zgjedhjet 2021
Më të lexuarat nga rubrika rozë
Më interesantet nga sporti
Lajmet nga vendi dhe bota
Për një shëndet më të mirë
Femra, stil dhe trende
Moti në Kosovë
Për ju adhurues të veturave
COVID-19 në Kosovë dhe botë

Prelec: Fitorja e Kurtit lë mënjanë dialogun me Serbinë

1 orë

CommentIcon6 komente

Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit, përbën diçka gati revolucionare.

Sipas tij, nëse Albin Kurti do të jetë kryeministër i ri i Kosovës, ai do të përballet me shumë sfida, në krye të të cilave do të jenë korrupsioni dhe dialogu me Serbinë.

E SPONSORUAR

Grumbullo të dhëna shpejt dhe lehtë përmes Pyper

Sa i përket procesit të dialogut, Prelec beson se për aq kohë sa Kurti mund të jetë në pushtet në Kosovë dhe Aleksandar Vuçiq në Serbi, marrëveshja përfundimtare është vite larg. Në intervistën për Radio Evropa e Lirë, i pyetur për marrëdhëniet me SHBA-në, Prelec ka thënë se nuk e di deri në çfarë shkalle mund t’i bëjnë presion Kurtit zyrtarët amerikanë.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, pritet të shënojë fitore të madhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Krahasuar me vitin 2019, dallimi është i madh. Çfarë mendoni se ndodhi ndërkohë?

Prelec: Mendoj që njerëzit nuk kanë qenë të kënaqur me mënyrën se si është rrëzuar qeveria e kaluar e Kurtit. Ka ekzistuar ndjenja që diçka nuk është në rregull lidhur me këtë gjë. Më pas ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paditur dhe është tani në Hagë në gjykim, bashkë me një numër liderësh nga partia e tij, por edhe nga Vetëvendosje. Një tjetër gjë që është rëndësishme është se zyrtarët e një prej partive kryesore në opozitë tashmë, partia e kryeministrit në shkuarje, Avdullah Hoti, Lidhjes Demokratike e Kosovës, i janë bashkuar partisë së Kurtit në listë. Po flas për Vjosa Osmanin, ushtruesen e detyrës së presidentit. Pra, janë mbledhur një varg faktorësh, mirëpo ne duhet të kemi parasysh se ka diçka gati revolucionare në këtë moment. Asnjë parti nuk ka fituar kurrë një përqindje kaq të madhe në Kosovë, kurrë. Është një referendum i qartë për njerëzit që e kanë udhëhequr Kosovën në pjesën më të madhe të 20 vjetëve të fundit dhe kjo ka qenë si deklaratë që ‘mjaft më, nuk ju duam më, duam dikë ndryshe’.

Kurti po ashtu i ka cilësuar këto zgjedhje si referendum. Por, a mendoni se ai mund t’i ndryshojë gjërat rrënjësisht? Kosova po përballet me pasojat e pandemisë ashtu sikurse secili shtet në botë.

Prelec: Po, ai do të përballet me shumë sfida, disa prej të cilave janë relativisht më të lehta dhe disa më të komplikuara. Është shumë herët të flasim për këtë. Ai me shumë gjasë do të jetë kryeministër dhe do të ketë shumë rol në marrëdhëniet me jashtë. Pikëpamja e tij për dialogun me Serbinë do të jetë ajo që do të ndodhë. Mendoj se dialogu, në thelb, do të ndalet për disa vjet.

Ju besoni se mund të ndalet për disa vjet?

Prelec: Mund të mos ndalet formalisht, mund të ketë ende takime në Bruksel, mirëpo asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë. Ajo që është më e vështirë për ta refomuar është sistemi në Kosovë. Kjo është diçka që mbetet të shihet, por është diçka për të cilën janë zotuar Kurti dhe Vetëvendosje. Mirëpo pushteti gjen mënyra të të korruptuarit. Mbetet të shihet deri në çfarë shkalle do të ecin përpara me premtimet e tyre kundër korrupsionit. Mund ta luftoni korrupsionin duke gjykuar ata që tashmë nuk janë nëpër pozita, dhe kjo është gjë e lehtë, apo mund ta luftoni korrupsionin duke mos u korruptuar vetë, që është më e vështirë. Shpresoj shumë që Vetëvendosje do të bëja të dyja këto gjëra. Ka nevojë për llogaridhënie, por ka edhe nevojë për të vazhduar pastër rrugën drejt së ardhmes.

Ju përmendet dialogun, prisni përfshirjen më të madhe të Bashkimit Evropian në këtë proces, edhe pse ju e thatë që mund të shtyhet për disa vjet?

Prelec: Mendoj që nuk kemi të bëjmë me shtyrjen, por mendoj se pozicionet mes palëve janë aq të largëta. Kurti nuk ka pasur kurrë qasje pozitive ndaj dialogut. Deri më tani, komentet e tij kanë qenë negative për gjërat të cilat nuk i pëlqejnë për këtë proces. Dhe kjo qasje ka përjashtuar pothuajse gjithçka që ka qenë në tavolinë sa i përket çështjes së madhe të arritjes së marrëveshjes me Serbinë dhe nëse Serbia do ta njohë Kosovën. Kjo pyetje pritet të jetë jashtë tavolinës së negociimit për disa vjet, për aq kohë sa (presidenti serb, Aleksandar) Vuçiq është në pushtet në Serbi dhe Kurti është në pushtet në Kosovë. Atyre do t’iu duhet kohë që të gjejnë gjuhë të përbashkët. Nuk është e pamundshme që ata të pajtohen për një varg gjërash praktike, natyrisht kjo është e mundshme, dhe do të ishte gjë e mirë. Një gjë e cila është shumë e rëndësishme dhe të cilën pres ta shoh unë dhe shumë persona tjerë është se si Kurti do të veprojë me popullsinë serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se do t’i mbështesë dhe do të punojë për mirëqenien e tyre.

Prelec: Po, mirëpo përfaqësuesit e tyre politikë që janë zgjedhur tani, janë në fakt shumë besnikë ndaj Beogradit, dhe Serbia ka ende disa institucione që i funksiojnë brenda territorit të Kosovës. Se a do ta vazhdojë ai politikën e qeverisjes së kaluar, duke i injoruar dhe duke lejuar që të vazhdojnë përpara, apo nëse do të ketë qasje më konfrontuese, kjo gjë mbetet të shihet. Nuk pres që të ndodhë diçka urgjentisht, sepse ai mund të gëzojë mandat të gjatë, mirëpo mendoj se ka arsye për shqetësim. Mendoj se marrëdhëniet do të jenë më të tendosura sesa në të kaluarën.

Çfarë mendoni për Lidhjen Demokratike të Kosovës, apo edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Çfarë do të thotë kjo humbje për ta, që është e konsiderueshme në përqindje?

Prelec: Po, lë shije të keqe. Nuk e di, nëse unë do të isha në pozitat e tyre, do ta shihja këtë situatë si krizë ekzistenciale. Nuk është tani puna si të përmirësojnë pozicionet e tyre, por pyetja është nëse vërtet mund të mbijetojnë si lëvizje politike. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën. Në gjithë Evropën ne kemi parë disa raste të partive që dikur kanë udhëhequr, sidomos të së majtës, të cilat janë zvogëluar në 5 ose 6 për qind të popullaritetit, dhe për kohë shumë, shumë të vogël, pothuajse brenda natës. Prandaj ato duhet të vendosin se çfarë mund të ofrojnë te votuesit. Qartazi sfida e radhës do të jetë përgatitja për zgjedhjet lokale dhe të tentojnë të fitojnë të paktën disa komuna. Mendoj se PDK-ja është pak në pozitë më të mirë në krahasim me LDK-në. Mirëpo përshtatja në rolin e opozitës dhe përshtatja në rolin e të mos pasurit fuqi, kjo do të jetë gjë e vështirë për ata.

Duke pasur paraqysh rivalitetin e madh politik, a do të jetë sfidë për Kurtin që të arrijë marrëveshje me ndonjërën parti nëse i duhet për të formuar qeverinë. Deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.

Prelec: Mendoj se është shumë herët që të flasim. Nuk pres që Kurti të synojë koalicion. Ai mund të ketë një lloj ujdie me disa parti politike opozitare për çështjen e presidentit, gjë që duhet të ndodhë shpejt, pothuajse menjëherë. Edhe nëse do të mund të zgjidhte presidentin vetëm me votat e minoriteteve, pra nëse ka më shumë se 60 ulëse (në parlament) dhe 20 vota të minoriteteve janë mjaftueshëm. Është pak e pakëndshme që të mbyllen të gjitha mundësitë për partitë me shumicë shqiptare. Mendoj se do të ketë negociata interesante për këtë çështje.

A keni parashikuar ju diçka të tillë? Ju i njihni çështjet e Ballkanit, kjo duket se është fitore e madhe për Lëvizjen Vetëvendosje?

Prelec: Nuk dua të pretendoj se kam parashikuar fitore kaq të madhe. Sikurse të gjithë të tjerët kam pritur që Vetëvendosje të rritet për dallim nga hera e kaluar. Mirëpo sinqerisht nuk e kam pritur që do të fitojë kaq shumë. Jam pak i befasuar, por jo në mënyrë të pakëndshme. Fitorja mund të jetë edhe më madhe, ne ende jemi duke pritur për votat e diasporës.

T’iu kthehemi marrëdhënieve me jashtë. Qeveria e kaluar e Kurtit nuk është pëlqyer shumë nga administrata e kaluar amerikane. Cilat janë mundësitë e tij me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden?

Prelec: Ata nuk janë pëlqyer nga askush në komunitetin ndërkombëtar. Vetëm disa vjet më parë ka ekzistuar një lloj embargoje joformale kur ka qenë fjala për ta, gjë për cilën si Kurti, ashtu edhe (Vjosa) Osmani, kanë punuar shumë për ta tejkaluar, me sukses të konsiderueshëm. Ai e ka mbështetur Bidenin. Mendoj se Shtetet e Bashkuara do të kenë gatishmëri për të punuar me të. Mendoj se SHBA-ja do të ushtrojë presion për të qenë më fleksibil në dialog, mirëpo nuk e di sa i madh do të jetë ai presion. Dhe në fakt nuk e di se sa do të ketë mundësi SHBA-ja ta bëjë Kurtin që të ndryshojë pozicionet e tij. Nuk janë vitet e 90-ta më, kur Uashingtoni ka mundur të ndërhyjë. Do të mbetet të shihet, por mendoj se marrëdhëniet do të jenë të sinqerta. /rel/

Të fundit

Takimi i parë Kurti – Vuçiq

Sot në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ndërsa për Qeverinë e Kosovës takimi i sotëm

Borrell: Kemi një momentum të ri dhe duhet ta shfrytëzojmë atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimet të martën, më 15 qershor, në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve. Përfaqë

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

Info Tjera