MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Hashim-Thaqi-1.jpg

Presidenti reagon pas arrestimeve



Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas bastisjeve dhe arrestimeve të sotme në OVL- UCK nga ana e EULEX-it.

Thaçi ka thënë se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë, prandaj, nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa ka shtuar se integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet.

“E tërë bota e dinë se Kosova ishte viktimë. UÇK-ja dhe tërë populli i Kosovës janë përballur me gjenocid dhe spastrim etnik. Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në anën e të vërtetës, bashkëpunimit, drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e përcaktuar për ndërtimin e shtetit demokratik, ligjor dhe shumetnik, atdhe të të gjithë qytetarëve të saj. Ky është vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe përkushtim i institucioneve të shtetit të Kosovës”, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e Presidentit Thaci.

Kjo është deklarata e plotë e Thaçit:

Deklaratë për media e Presidentit të Republikës së Kosovës

Qytetarët e Kosovës dhe tërë bota presin që Dhomat e Specializuara t’i japin përgjigjen e duhur, profesionale dhe transparente pretendimeve monstruoze, siç janë insinuatat për “trafikimin e organeve njerëzore nga UÇK-ja” apo për “Shtëpinë e verdhë”, në emër të të cilave ne ishim të detyruar që t’i themelojmë Dhomat e Specializuara.

Siç tregon historia, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë lëvizje vullnetare, pjesë e rezistencës civile dhe angazhimit për liri e pavarësi në Kosovë dhe si e tillë është njohur nga bashkësia ndërkombëtare.

Ishte edhe shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Duke filluar me gjykatat e UNMIK-ut, Tribunalin për Ish-Jugosllavinë në Hagë, EULEX-in, gjykatat vendore dhe tani me nivelin e 5-të të drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Dhomat e Specializuara. Asnjë i intervistuar apo i akuzuar nuk i ka ikur përgjegjësisë që t’u përgjigjet autoriteteve kompetente të drejtësisë.

E theksoj se rrjedhja e dokumenteve ka cenuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë. Publikimi i këtyre dokumenteve ka qenë i papranueshëm.

Veteranët e UÇK-së janë vlera më sublime e rezistencës dhe lëvizjes sonë për liri e pavarësi. Asnjë grackë e ngrehur nga kushdo nuk do ta vendosë Kosovën në anën e kundërt të drejtësisë.

Është e qartë se kërkohet bashkëpunim i ndërsjellë, në përputhje me legjislacionin me të cilin janë themeluar Dhomat e Specializuara. Kjo drejtësi speciale është e obliguar që t’i përmbahet dhe të veprojë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe t’i respektojë të drejtat e të gjithëve.

Asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë. Prandaj, vlerësoj se nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet.

E tërë bota e dinë se Kosova ishte viktimë. UÇK-ja dhe tërë populli i Kosovës janë përballur me gjenocid dhe spastrim etnik.

Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në anën e të vërtetës, bashkëpunimit, drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e përcaktuar për ndërtimin e shtetit demokratik, ligjor dhe shumetnik, atdhe të të gjithë qytetarëve të saj.

Ky është vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe përkushtim i institucioneve të shtetit të Kosovës.

Të fundit

Rekord tiketash të dhëna nga policia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 957 tiketa në 24 orët e fundit për personat që nuk i kanë respektuar masat anti-Covid 19. Ndërsa në 24 orët e fundit, 709 tiketa janë shqiptuar për shoferët

Shqiptarët më pesimistë se bota, 46% presin të jenë më keq se sot në vitin 2045

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me rastin e 7

Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit po implementohet

Richard Grenell, emisar special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë po konsideron se marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Uashington po implementohet. Grenell

Meta: Anëtarësimi i Kosovës në OKB do të sillte përfitime

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Kosova është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Meta, përmes një postimi në “Facebook”, me rastin e 75 vjeto

Raka: Valën e dytë e kemi kaluar në gusht

Rritja e rasteve të koronavirusit në Kosovë nuk duhet të përbëjë shqetësim, meqë rritja e lehtë e të infektuarve ka dalur si rezultat i rritjes së testimeve në baza ditore, thotë mikrobi

Meta kthen në Kuvend Kodin Zgjedhor dhe i drejtohet ‘Venecias’

Ashtu siç ishte e pritshme, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 5 tetor. Në dekretin e kreut të Shtetit, ky veprim argumentohet për faktin se

Info Tjera