MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/FB_IMG_1601629931372.jpg

Presidenti Thaçi takoi avokatin e popullit, Naim Qelaj



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot avokatin e popullit, Naim Qelaj, me të cilin ka diskutuar për punën e institucionit të avokatit të popullit në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Duke e uruar avokatin për marrjen e detyrës së re, presidenti Thaçi ka theksuar rolin dhe rëndësinë e veçantë të këtij institucioni për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarë Kosovës.

“Në pritjen që i bëra Avokatit të Popullit, të sapo zgjedhur, Naim Qelaj, diskutuam për punën dhe përgjegjësinë e institucionit që ai do ta përfaqësojë dhe drejtojë brenda mandatit kushtetues. Tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë pa dallim politik, etnik dhe religjioz.

Z. Naim Qelaj, të cilit i urova punë të mbarë, u zotua që do të angazhohet me profesionalizëm, guxim dhe përgjegjësi që përmes besimit të dhënë ta forcojë institucionin e Avokatit të Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Të fundit

514 raste pozitive me CoViD-19 dhe tre të vdekur në Kosovë

Tre të vdekur e 514 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. “Gjatë 24 orëv

Masat e reja kufizuese

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar në faqen zyrtare masat e reja për mbrojtje nga COVID-19, derisa ka njoftuar se këto masa do të hyjnë në fuqi nga e hëna. Por, këto masa do të rishikoh

Dyfishohen rastet

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Dyshime për viktima pas tërmetit shkatërrues në qytetin e shumë shqiptarëve

Tërmeti me magnitudë 7 ballë deri tani ka shembur 20 godina në qytetin turk të Izmirit, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë. Deri tani po ashtu flitet për dhjetëra viktima, por ende

Mësuesit kërkojnë të punojnë nga shtëpia

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në Maqedoni ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që ta rishqyrtojë vendimin për mësimin me prezencë fizike, gjegjësisht t’i le

Miratohet projekt-buxheti për vitin 2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projekt-buxhetin 2 milardë e 412 milionë euro për vitin 2021. I kënaqur me këtë buxhet u shpreh kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha ësht

Info Tjera