MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/selim-selimi-e1594130962948.jpg

Prishtina së shpejti bëhet me polici komunale



Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, me të cilin janë diskutuar për një serë iniciativash që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë e të cilat ndërlidhen edhe me Komunën e Prishtinës.

Një ndër iniciativat sipas ministrit Selimi, është krijimin i Gjykatës Komerciale, që sipas tij do të ndikoj në çështjet civile që kanë të bëjnë edhe me pronat.

“E njoftova kryetarin Ahmeti që ne tashmë jemi në përfundim të punës për Gjykatën Komerciale e cila do të jetë përfundimtare deri në shtator-tetor. E dimë që Prishtina është nikoqire e gjykatave më të mëdha dhe me më së shumti punë dhe kjo mund të ketë implikime në punën komunale”, deklaroi ministri Selimi.

Ministri Selimi tha se Ministria e Drejtësisë, do të ofrojë të gjitha kapacitetet për zhvillimin e legjislacionit sekondar, i cili do të ndihmojë në implementimin e Ligjit për Prishtinën.

“Disa prej çështjeve të legjislacionit sekondar lidhen edhe me Ministrinë e Drejtësisë dhe ne së bashku me MPB dhe Komunën e Prishtinës duhet ta bëjmë një koordinim për ta zhvilluar atë legjislacion sekondar. Legjislacion sekondar ka të bëjë kryesisht me krijimin e policisë së komunës që do të ndikonte në rritjen e efektivitetit kryesisht me mbrojtjen e qytetarëve dhe çështjen e pronave”, tha ministri Selimi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se së bashku me ministrin Selimi kanë diskutuar për planet dhe qëllimet e Ministrisë së Drejtësisë në veçanti për ato që ndërlidhen me Komunën e Prishtinës.

“Ka qenë një kërkesë e imja për takim, për të marrë ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë dhe së bashku me MPB-në që të përpilojmë legjislacionin sekondar për Policinë e Prishtinës e cila ka dal si obligim nga Ligji për Prishtinën”, deklaroi kryetari Ahmeti.

Të fundit

Osmani: FSK shembull i profesionalizmit dhe besueshmërisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, si dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama. Sipas komunika

Fondacioni Golde Eagle nis fushatën për ndihmë mjekëve

Fondacioni Golden Eagle dhe Kompania Frutex nga sot fillojnë fushatën për fonde në mbështetje të punëtorëve shëndetësorë duke i’u siguruar pajisje mbrojtëse për luftë kundër virus

11 të vdekur dhe 205 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve n

Kryeministri shqiptar ‘mollë sherri’ në Maqedoni

Çështja e kryeministrit shqiptar edhe më tej mbetet “mollë sherri” për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së. Gazeta KOHA mëson se dy partitë tanimë kanë

MASHT me vendim të ri për rifillim të mësimit

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, në komisionin për Arsim ka thënë se klasa e parë dhe e dytë do të kthehen në objektet shkollore. Ai ka thënë se do të dezinfektohen hapësirat shkollore dhe

Dumoshi dhe Zemaj shpërndajnë maska në shesh

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ai i Shëndetësisë, Armend Zemja dhe akterë të tjerë,  ka marr pjesë në lanësimin e  fushatës “Së bashku kundër COVID-19”, q

Info Tjera