MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/img_1280x7202020_08_08_18_20_31_965341.jpg

Protesta para mbajtjes të konferencës së donatorëve



Protesta të dhunshme janë mbajtur në rrugët e Bejrutit, pak kohë para se të mbahet një video-konferencë, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve, për të ndihmuar Libanin pas shpërthimit të fuqishëm të 4 gushtit.

Më 4 gusht, në zonën e portit në Bejrut, pas një shpërthimi të fuqishëm u vranë të paktën 160 persona dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, janë nikoqirë të kësaj konference, që ka për qëllim të mbledhë donatorët, për të siguruar fonde që do të ndihmonin Libanin të përballej me pasojat që ka shpërthimi i 4 gushtit.

Presidenti francez, Macron më 6 gusht vizitoi kryeqytetin e Libanit, Bejrutin dhe pa nga afër shkatërrimet që la shpërthimi.

Po ashtu, ai pa edhe zemërimin e njerëzve të cilët e kanë përshkruar udhëheqësinë e Libanit si “terroriste”.

Më 8 gusht, në protestuesit rrethuan institucionet qeveritare dhe u përleshën me forcat policore të cilët hodhën gaz lotsjellës dhe përdorën plumba gome ndaj protestuesve.

Një polic u vra në këto përleshje, derisa qindra njerëz të tjerë u plagosën.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe bën thirrje që të dënohen të gjithë përgjegjësit e shpërthimit në Bejrut.

Të fundit

Mbi 32 mln të infektuar në të gjithë botën

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 32,773,811 të infektuar. Ndërkohë, kanë ndërruar jetën 993,649 njerëz dhe janë shëruar 24,179,850 të tjerë. Shtetet e B

Seanca e parë ndaj Salih Mustafës caktohet për 28 shtator

Të hënën në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. Kështu thuhet në një njoftim të Gjy

Shtyhet takimi

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë që ishte planifikuar të zhvillohej në Bruksel ditën e hënë, është shtyrë. Kjo shtyrje mësohet se ka ardhur për shkak të situatës së krijuar nga koronavir

Presidenti reagon pas arrestimeve

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas bastisjeve dhe arrestimeve të sotme në OVL- UCK nga ana e EULEX-it. Thaçi ka thënë se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë,

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Mbi 15 mijë raste me Covid

Gjatë kësaj jave ka pas rënie të numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve me virusin korona. Megjithatë, ende vazhdon të ketë raste të reja pozitive me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të

Info Tjera