MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/2020-08-04t165304z_1724743644_rc247i9lci0q_rtrmadp_3_lebanon-security-blast-1_16_9_1596562717-880x495-1.jpg

Pse ndodhi shpërthimi në Bejrut



Kryeqyteti i Libanit, Bejrut, u trondit fort të martën pasi ndodhi një shpërthim masiv i cili i mori jetën më shumë se 100 personave dhe plagosi 3700 të tjerë.

Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan tha se më shumë se 3.700 njerëz u plagosën në shpërthimin që shkaktoi dëme të mëdha materiale në qytet.

Për më tepër ka raportime për njerëz të zhdukur dhe dyshime se numri i viktimave mund të rritet.

Zyrtari i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettaneh tha se po bëhen përpjekje për gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave dhe shtëpive që ndodheshin afër vendit të shpërthimit.

Një fotograf i “Associated Press” që ndodhej në afërsi të portit të Bejrutit tha se kishte parë njerëz të plagosur të shtrirë në tokë dhe shkatërrim të shkallë të gjerë.

Shpërthimi ndodhi në zemër të portit të Bejrutit, pikërisht te zona e magazinave ku mes tyre gjenden disa të mbushura me eksplozivë, duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë ee duke opëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg.

Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Libanit, NNA dhe dy burime të sigurisë thanë se shpërthimi kishte ndodhur në zonën e portit ku ka depo me eksplozivë.

Dyshohet se shkak për shpërthimin e ndodhur pranë portit, u bë një sasi e madhe nitrati amoni, e cila ishte vendosur në depo pasi u kap nga një anije tregtare në vitin 2014.

Dëshmitarët raportuan se kishin parë një re portokalli si ajo që shfaqet nga gazi toksik azotik pas një shpërthimi që përfshin nitratet, duke shtuar shqetësimin për toksinat e pranishme në ajër.

Ajo që shqetëson edhe më shumë është se shpërthimi ndodh ndërsa një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara po zhvillon një proces gjyqësor ndaj katër personave që i përkasin grupit shiit Hezbollah.

Ata dyshohet se kanë vrarë ish-udhëheqësit sunitë të Libanit, Rafik Hariri, gjatë një su lmi me një kamion me eksploziv 15 vite më parë, ngjarje që shkaktoi trazira rajonale.

Gjykata ka në plan të marrë një vendim të premten, një zhvillim që mund të trondisë vendin sërish, thotë Zëri i Amerikës, duke paralajmëruar zhvillime tronditëse të premten e gjyqit.

Shpërthimi ndodh gjithashtu gjatë një prej krizave më të rënda ekonomike dhe financiare të Libanit në dekada, dhe mes rritjeve të tensioneve mes Hezbollahut dhe Izraelit përgjatë kufirit jugor të Libanit.

Ky shtet përbëhet nga popullsi myslimane 60 për qind dhe 40 për qind janë të krishterë.

Të fundit

Paralajmërohet lehtësimi i masave

Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me COVID-19 ka zhvilluar sot një takim, nga ku është thënë se gjendja epidemiologjike në vend është stabile. Ministri i Shëndet

Trump flet në OKB për marrëveshjen

Në një fjalim për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur virtualisht, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se 75 vjet pas Luftës së Dytë Botëtore dhe themelimit të OKB

CDC: Koronavirusi nuk përhapet përmes ajrit

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavirusit, duke thënë se projekt-reko

Hoti kërkon kujdes edhe pse është vënë nën kontroll virusi

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova e ka vënë në kontroll pandeminë Covid-19. Ai gjatë një vizite në ShSKUK duke diskutuar me drejtorët e Klinikave është shprehur optimist se ven

Rreth 13 mijë të shëruar nga koronavirusi

Dy javët e fundit është raportuar rënie e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, derisa është rritur edhe numri i të shëruarve, vetëm në 24 orët e fundit 104 pacient kanë fituar betejë

“Jemi shumë afër një vaksine anti COVID-19”

Moncef Slaoui, kreu i ekipit së qeverisë amerikane që po zhvillon një vaksinë kundër COVID-19, tha se “jemi shumë afër” një vaksine kundër virusit. “Ne jemi shumë afër”, tha Slaoui

Info Tjera