Publikohen masat kundër virusit
Qeveria e Kosovës ka publikuar vendimin e marrë në mbledhjen e djeshme dhe që kanë të bëjnë me masat e reja kundër virusit COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme.
Si masë përsëri është vendosur ora policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa është vendosur që gastronomia të mbyllet për 11 ditë, deri më 18 prill.
Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 7 deri më 18 prill.
Më poshtë keni vendimin e plotë: