MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/received_564144714275045-2-e1596711026130.jpeg

Qeveria merr disa vendime



Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhjen e 20-të (mbledhje elektronike), në të cilën ka miratuar projektligje, rregullore dhe vendime të fushave të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara, në Programin Legjislativ për vitin 2020 do të përfshihet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, lidhur me Financimin e Programit – Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit.

Gjithashtu me këtë plotësim-ndryshim, Projektligji për Zhvillim Rajonal bartet nga Programi Legjislativ i vitit 2020 në Programin Legjislativ të vitit 2021.

Me vendime të veçanta, në mbledhjen e sotme, janë miratuar këto projektligje:

Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës
Projektligji për Pronën Publike
Projektligji për Tokën Ndërtimore dhe
Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe Rregullorja për Përcaktimin e Procedurave të Dhënies në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, e cila ka për qëllim të përcaktojë procedurat dhe kriteret e dhënies në shfrytëzim dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës për interes publik, si dhe bartjen në pronësi të komunës të pronave të paluajtshme, të cilat administrohen nga institucionet qendrore.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar edhe Vendimin për krijimin e Trupit drejtues ndërministror për zhvillimin e projekteve madhore rrugore të përbërë nga:

Ministri i Infrastrukturës, Kryesues;
Ministri i Financave, anëtar;
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, anëtar;
Ministri i Pushtetit Lokal, anëtar.

Po ashtu, janë miratuar vendimet për t’i kërkuar Presidentit të Republikës së Kosovës autorizimin e Ministres së Financave për nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve:

Marrëveshjes së Kredisë Emergjente për Infrastrukturë Vitale në mes Republikës së Kosovës, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në vlerë prej 30 milionë eurosh; dheMarrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID – 19”, në vlerë prej 35 milionë eurosh.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje do të mbështetet sektori publik shëndetësor, ku një pjesë e mjeteve do të financojë retroaktivisht masën 6 dhe 7 të Pakos Emergjente Fiskale, si dhe pajisjet e prokuruara nëpërmjet Planit të Gatishmërisë së Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa, pjesa e mbetur e mjeteve do t’u dedikohet pajisjeve të reja, për të cilat Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë shprehur nevojë për trajtimin e virusit COVID – 19.

Kushtet e kësaj kredie janë më të volitshme, sesa ato të tregut, ndërsa norma e interesit është subvencionuar deri në 1 milion euro nga Banka.

Ky projekt shënon marrëveshjen e parë me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për sektorin publik në Kosovë.

Miratimin e Qeverisë e ka marrë edhe nisma për negocimin e Amendamentimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Zvicrës për “Programin Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizim në Zonat Rurale faza (dalëse) VI”.

Përmes këtij amenandamentimi Qeveria e Zvicrës vë në dispozicion një shtesë të grantit prej 572 mijë frangash zvicerane, e cila rrit shumën totale deri në 7,672,000 milionë franga zvicerane, të cilat do të përdoren ekskluzivisht për zbatimin e programit, sipas qëllimeve dhe objektivave të përcaktuara.

Marrëveshja aktuale mbulon periudhën nga 1 janari 2019 deri më 31 dhjetor 2022.

Të fundit

Mbi 500 të dënuar për për mosrespektim të ligjit anti Covid-19

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 581 gjoba ndaj qytetarëve për mosrespektim të ligjit antiCovid-19. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 31 persona, ndë

Godfrey: Marrëveshja e Uashingtonit është përkushtim politik, jo detyrim ligjor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Anthony Godfrey, vlerësoi se e sheh Marrëveshjen e Uashingtonit si përkushtim politik, dhe jo një marrëveshje ligjërisht të d

Çka u diskutua mes Presidentit Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden u përballën në një debat të ndezur të martën, që u karakterizua nga sulme të ndërsjellta, shpesh me ndërprerj

1 mijë e 457 raste aktive me COVID-19

Numri total i rasteve pozitive me SARS CoV-2 në Kosovë është 15 mijë e 574 raste nga 67 mijë e 294 persona të dyshuar për infektim nga ky virus. Shifra këto që u bënë që nga 13 marsi kur

Serwer: Amerikanët po gabojnë, Vuçiqi nuk do ta njohë Kosovën

Amerikanët duhet të merren me problemin e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, ka thënë Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin e profesor në universitetin John Hopkins në Uashington në një bised

113 të shëruar dhe 47 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Info Tjera