MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/received_564144714275045-2-e1596711026130.jpeg

Qeveria merr këto vendime



Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen korrespondueseelektronike, të 53-tën me radhë, në të cilën ka miratuar Planin e Punës së Qeverisë për vitin 2021 dhe vendime tjera të fushave dhe përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria e Republikës së Kosovës, pas shqyrtimit ka miratuar Planin e Punës së Qeverisë për vitin 2021 dhe Planin Indikativ të Punës së Qeverisë për vitet 2022 dhe 2023. Bashkangjitur me Planin e Punës, Qeveria ka miratuar edhe Programin Legjislativ dhe Planin e Dokumenteve Strategjike për vitin 2021.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar Udhëzimin Administrativ për Përdorimin e Njësive Matëse Ligjore. Me këtë Udhëzim Administrativ rregullohen njësitë matëse ligjore që përdoren në Republikën e Kosovës. Gjithashtu rregullohet mënyra e përdorimit të tyre, madhësia, emërtimi dhe simbolet e këtyre njësive matëse. Udhëzimi Administrativ zbatohet për mjetet matëse të përdorura, matjet e bëra dhe treguesit e sasisë të shprehura në njësi matëse.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 18/48 të datës 07.12.2020. Me ndryshimet e bëra shtyhet afati i paraparë për paraqitjen e analizës/studimit nga Grupi punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, deri me datën 15 prill 2021.

Është miratuar edhe vendimi për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Drejtësisë, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile me Maqedoninë e Veriut.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për aprovim të reduktimit dhe ri-destinimit të alokimeve të lira nga lista e projekteve kapitale të pa shpenzuara, të të gjitha projekteve me fonde të lira nga Agjenci Kosovare e Privatizimit, bazuar në regjistrat kontabël aktual, deri në vlerën e 17,456,665.27 Euro, dhe përdorimi i tyre për të rimbursuar shpenzimet e ndodhura nga programi i rimëkëmbjes ekonomik.

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për aprovimin e mjeteve financiare në shumë prej 1,047,710.96 € (një milion e dyzetë e shtatë mijë e shtatë qind e dhjetë, e nëntëdhjetë e gjashtë cent) për Agjencionin për Shërbimet e Navigimit Ajror, për mbulimin e deficitit të shkaktuar nga mjetet e pa mjaftueshme të mbledhura nga te hyrat e dedikuara si burime të financimit të buxhetit, të financuara përkohësisht nga granti qeveritar.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera