MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/received_564144714275045-2-e1596711026130.jpeg

Qeveria njoftohet për aksionin në Karaçevë



Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu në mbledhjen e qeverisë ka informuar kabinetin qeveritar lidhur me aksionin e të premtes për goditjen e veprimtarive të paligjshme, me theks të veçantë kazinotë ilegale, në Karaçevë.

“Policia e Kosovës në bashkëveprim me Inspektoratin Policor ka arritur që pas një procesi të gjatë hetimor të sigurojë prova materiale dhe dëshmi të tjera relevante me pasqyrimin e plotë të veprave penale të specifikuara. Të gjendur përballë fenomenit kriminal të mbështetur me dëshmi të bazuara dhe të provuara përmes përdorimit të metodave, masave dhe veprimeve ligjore të Policisë së Kosovës dhe IPK-së në drejtim të luftimit dhe parandalimit, si dhe për t’iu pamundësuar të inkriminuarve vazhdimin e veprimtarive kriminale që rrezikojnë rendin publik dhe sistemin e sigurisë është implementuar plani operativ që është realizuar në tri operacione të njëkohshme më 18 shtator – Karaçëve e Epërme, Zona e Kazinove, disa fshatra të Kamenicës dhe në qytet, dhe po ashtu në Prishtinë, Gjilan, Viti dhe Lipjan. Janë arrestuar gjithsej 37 persona, 30 nga të cilët janë ndaluar me vendim të prokurorit kompetent për procedurë të mëtejme. Të 30 të ndaluarve iu është vazhduar masa e paraburgimit për 30 ditë. Në zonën e Karaçevës është ushtruar urdhër-kontrolli në 12 lokacione/objekte ku janë sekuestruar rreth 220 aparate, gjashtë shtëpiza kompjuterike, një armë me gaz, një karikator dhe një kombi me kafshë të kontrabanduara. Pas ekzaminimit të objekteve dhe tërheqjes së provave materiale në këtë zonë janë rrënuar 13 objekte me përkrahjen e Komunës së Kamenicës”, ka deklaruar ministri Veliu, duke paralajmëruar vazhdimin e këtij aksioni edhe ditëve të ardhshme.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës gjithashtu është marrë vendim që të ndahen 70 mijë euro për blerjen e librave në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Zv. ministri i Financave, Agim Krasniqi tha se kanë komunikuar me zyrtarë të ministrisë së Arsimit në Shqipëri dhe shuma totale për blerjen e librave për nxënësit në Luginë, është 140 mijë euro dhe për këtë shumë janë pajtuar që ta ndajnë në mënyrë të barabartë.

“Këto mjete planifikohen të ndahen nga rezervat shtetërore për mbulimin e kostos për librat e gjuhës shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës”, shtoi Krasniqi.

Ekzekutivi ka miratuar edhe dokumentin për regjistrimin e popullsisë për vitin 2021, në vlerë prej mbi 2 milionë euro për vitin 2021/2023.

Të fundit

Ambasadori gjerman detyron kryesuesin rus t’ia lejoj fjalën Çitakut

Në fjalimin e sotëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori gjerman, Christoph Heusgen e kritikoi Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, por edhe ambasadorin rus, Vasily N

124 raste të reja, asnjë i vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 974 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve n

Mosaplikimi në organizata ndërkombëtare, në koordinim me SHBA-të

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se pauzimi i Kosovës për aplikim në organizata ndërkombëtare duhet parë në frymën e koordinimit të nevojshëm që i duhet Kosovës me Shtetet

Maqedonia rikthen masat shtrënguese

Të gjitha objektet hotelierike do të punojnë deri në orën 23:00, administrata shtetërore duhet ta organizojë punën nga shtëpia ose në turne, ndërsa kapaciteti i transportit publik do të ku

Prokuroria e Posaçme: Propozimi i presidentit Thaçi për mandatin e Gjykatës së Posaçme – jo kushtetues

Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë, e cilësoi jo kushtetues propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Spoti i ri i Joe Biden me zërin e famshëm amerikan injoron totalisht Trump

Joe Biden, kandidat për president i Shteteve të Bashkuara ka publikuar spotin e rij në të cilin ka zgjedhur të flasë vetëm në fund. Gjatë gjithë videos e prezanton zëri i famshëm i aktorit

Info Tjera