MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/rama.jpg

Rama flet për vaksinën anti-Covid



Kryeministri Edi Rama foli për vaksinën anti-Covid, duke thënë se ditët në vijim do të japë lajme të mira.

Kreu i qeverisë u shpreh se është në kontakte të vazhdueshme me kompaninë Pfizer, jo 1 po 7 herë në ditë, siç theksoi kryeministri, për të siguruar një pjesë të dozave të premtuara.

Por, Rama deklaroi se përveç Pfizer, negociatat kanë ecur shumë edhe me kompanin e AstraZeneca, nga e cila priten lajme të mira.

“Për ata që kanë marrë dozën e parë, vaksinat janë aty. Është bërë kalkulimi që asnjë të mos humbë procesin, për shkak të vaksinës. Pfizer ka një problem të madh aktualisht me të gjitha vendet. Pfizer ka lajmëruar një stop për zgjerimin e bazës prodhuese dhe faktikisht ne jemi në kontakt, jo njëherë por shtatë herë në ditë, për të bërë të mundur që ata të respektojnë kontratën me ne dhe të na sjellin dozat. Por, ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer, jemi duke negociuar dhe jemi shumë përpara me negociatat me AstraZeneca. Shpresoj që në ditët në vijim të jap një lajm të mirë për këtë. Ajo që mund të thuhet me plot gojë është se Shqipëria nuk është mbrapa askujt dhe shqiptarëve nuk do iu mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe kjo fazë kaq e vështirë e luftës me Covid-in, në raport me asnjë vend. Kështu që së shpejti të mund të japim lajme të mira. për momentin jemi në komunikime të vazhdueshme me Pfizer, që shpresoj të lëshojë një pjesë të dozave të premtuara. Shpresoj që në 10 ditët e ardhshme do të kemi qartësi, më shumë se c’dini dhe c’dimë sot për vaksinën”, tha Rama.

Të fundit

Sërish numër i madh i infektimeve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Të enjten KQZ shpallë rezultatet e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së nesërme pritet të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve te 14 shkurtit. Kjo, pasi gjatë mbrëmjes sotme pritet të përfundojë edhe

Brukseli zyrtar: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për anëtarësim, zgjedhjet test

Rikonfirmimi erdhi sërish nga dy përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian, Joseph Borrell dhe Oliver Varhely pas përfundimit të takimi të radhës të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Sh

Vjosa Osmani pas takimit me Lajçakun: Dialogu veç për njohje recirproke, Kushtetuta nuk ndryshohet

U.d e presidentit, Vjosa Osmani është deklaruar për media në një konferencë për media pas takimit me emisarin e BE-së, Mirsolav Lajçak. Me këtë rast Osmani ka thënë se me Lajçakun ka bis

9 të vdekur dhe 467 raste të reja me COVID-19

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç

Numërohen mbi 8 mijë vota me kusht, ky është rezultati

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vijuar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara. Deri në ora 12:00 janë numëruar 8135 vota nga 31 mijë e 500 vo

Info Tjera