MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/rama-3.jpg

Rama i përgjigjet ashpër Vjosa Osmanit: Bëre propagandë në Tiranë për vota



Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër pas deklaratave të forta të Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, që bëri gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë.

Rama tha prerë se Shqipëria nuk ka asnjë problem me Kosovën, por politika e Kosovës i ka problemet me veten, që sipas tij, prej kohësh politika e tyre e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe e kundërta.

“Sa i përket vizitës së Vjosa Osmanit, unë them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero probleme me fqinjët, por zero probleme me fqinjët nuk do të thotë fshehje e problemeve, do të thotë zerim i tyre. Përtej kësaj, në këtë rast nuk është se ne kemi probleme, nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq, Kosova ka probleme me veten dhe nëse mund të bëj një përkufizim të përmbledhur të problemit që unë shoh atje, është se prej sa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe e kundërta. Kjo e ka rraskapitur Kosovën së brendshmi dhe së jashtmi. Ky është një problem që unë e shoh me shumë shqetësim. E kam adresuar në të gjitha bisedat e mia me udhëheqësit në Kosovë dhe jam përpjekur edhe publikisht, sigurisht pa dashur të rëndoj askënd dhe për asgjë. Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj shengenit rajonal, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme, që ka të bëjë me politikën rajonale, është bërë si kalaja e Rozafës në Kosovë, disa e ngrenë ditën, disa e shembin natën.

Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitime të firmosë vullnetin e shtetit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe një presidente në detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë politikë të brendshme me këtë shtyllë të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha kryeministri Rama, ndërsa shtoi me tone të ashpra se “Kjo nuk ka lidhje me marrëdhënie mes shteteve, por është konceptuale dhe në funksion të nevojës për të kaluar në një funksion tjetër të luftës diplomatike me Serbinë. Nuk fitohet lufta me Serbinë në këtë mënyrë, duke rrotulluar thikën e nacional-folklorike vulgar. Lufta diplomatike bëhet me mjete krejt tjera. Facebook-u, Instagrami, deklaratat, nuk zëvendësojnë pushkët dhe nuk përdoren as si topa, as si bomba e granata, sepse thjesht plagosin vetveten, jo kundërshtarin. Me atë formë ne kurrë nuk do e kishim hapur linjën e energjisë të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë”.

Duke e cilësuar një debat grotesk, Rama tha se trau nuk është për të ndarë Shqipërinë nga Kosova, por që të gjithë atdhetarët të paguajnë një rrugë me standarde, dhe të rrezikshme siç ishte më parë.

“Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi i vendosur për Kosovën. Kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj dhe të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë me një demagogji dhe retorikë absurde, sepse ai tra atje nuk është kufi. Sikundër trau me pagesë që do të vihet nesër në rrugën e re Milot-Fier, që nuk është kufi mes qyteteve. Kjo është groteske, por edhe jo dashamirëse. Nëse për z. Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria, atëherë ky është një tra mes atdheut, që duhet ta paguajnë të gjithë atdhetarët. Vlen kjo për të gjithë ata që e përdorin rrugën. Faktet sot flasin qartë, shikojeni rrugën. Besoj se dhe z. Vjosa dhe gjithë të tjerët nëse duan të shohin, e shohin ndryshimin kapilar në atë rrugë, që ishte e rrezikshme dhe sot po bëhet me të gjitha standardet. Pra, këto janë dy pika që flasin qartësisht për një sëmundje që e ka prekur dhe po e gërryen politikën në Kosovë, duke bërë një alterim të funksioneve politikë e brendshme me politikën e jashtme dhe e kundërta”, u shpreh kryeministri.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera