MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/20200630_151027.jpg

Rama: Kosova do të ketë mundësi për t’i treguar botës se ajo ishte viktima e jo agresori gjatë luftës



Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në vizitën përmbyllëse ka deklaruar para mediave se ka ardhur në Kosovë për të dhënë mbështetje të plotë për të gjithë spektrin politik kosovar pas zhvillimeve të fundit me aktakuzën e publikuar nga Dhomat e Specializuara ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Rama ka thënë se janë krejt naiv dhe të verbuar nga mllefi, të gjithë ata që mendojnë se publikimi i aktakuzës është bërë për të pastruar skenën politike të Kosovës apo për shkapjen e shtetit.

“Dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare besoj për t’i dhënë një mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politik të saj në kushtet kur e dimë të gjithë ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë. Pothuajse për dy dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar, është mbështetur dhe është zhvilluar si një proces i pandalshëm nga procesi i shtet ndërtimit, procesi i pajtimit ndëretnik, procesi i integrimit evropian, procesi i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Madje në këtë formë është formuar edhe në strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimore nga BE, ndërkaq është e kuptueshme se procesi i vështirë i pajtimit nuk është vetëm çështjet e ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet drejtësisë, por është edhe një çështje e ndërtimit të së ardhmes ndërmjet politik”, tha Rama.

Rama e ka krahasuar aktakuzën e publikuar me ato të komunizmit që bëheshin në kohën e revolucionit kinez.

“Komunikata e ashtuquajtur për muaj një flet rrufe e ngjashme si dy pika uji e komunikatave në thonjëza, publike përgjatë revolucionit kinez, një shfaqje të cilën ne e kemi jetuar në Shqipërinë e diktaturës, është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj, përbënë një arsye, pavarësisht nëse publikimi i saj është i rastësisht apo qëllimshëm në prag një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë, për të thënë se historia e kësaj gjykate të radhës nisi, të shkruhej në një akt, që abortoi një proces, që nuk është aq polik, që lidhet me paqen. Sigurisht që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm dhe është vijim i një përpjeke me shumë stacione por edhe një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me
mbështetjen e drejtpërdrejt të ShBA-së dhe në këtë aspekt, më vjen mirë të them që është privilegj, të jesh në pozicionin që jam unë dhe mundësia”, theksoi Rama.

Rama u shpreh i bindur se edhe pas kësaj beteje, Kosova do të ketë mundësi për t’i treguar botës se ajo ishte viktima e jo agresori gjatë luftës.

Kryeministri shqiptar ka njoftuar se pavarësisht mos takimit me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ai ka vendosur të tërheq padinë që e kishte bërë ndaj këtij të fundit.

Rama kërkoi nga Kosova të mos barrikadohet sa i përket bisedimeve me Serbinë.

Të fundit

152 raste të reja me COVID-19

Sërish ka pasur numër të lartë të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Një ditë pas shifrës rekorde prej 178 rastesh, të dielën janë regjistruar 152 raste të reja me COVID-19, nga

Nga nesër kufizohet lëvizja nëpër qytetet ku ka me shumë raste me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot masat e reja administrative me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19. Ai ka thënë se qysh në mbledhjen e qeveri

Ministria e Arsimit del me këtë njoftim për maturantët

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj ka thënë se kanë krijuar një grup punues për të përgatitur planin për vazhdimin e mënyrës së organizimit të mësimit në distancë. A i

Gjendje alarmante, 8 vdesin e 178 me Covid

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se më 05 korrik 2020, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.

Kosova uron SHBA-të për 4 korrikun

Drejtues të Institucioneve të Kosovës kanë uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ditën e pavarësisë, 4 korrikun. Presidenti, Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook se populli i Kosovës

Hoti dhe Rama shpalosin marrëveshjet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se është në koordinim me ambasadorin Grenell për të zhvilluar një takim të dytë në Uashington, pas refuzimit të atij të 27 qershorit. Në nj

Info Tjera