MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/edi-osce.jpg

Rama, letër Lukashenkos: Jemi duke ndjekur me shqetësim zhvillimet



Bjellorusia pretendon se nuk ka pasur kërkesë formale nga OSBE-ja për një vizitë të organizatës atje me qëllim ndërmjetësimin për krizën që ka pllakosur vendin.

Por një letër e datës 22 gusht, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, si kryesues i radhës së saj dhe ministres së Jashtme të Suedisë, Ann Linde vendi i së cilës do të mbajë presidencën e ardhshme, rithekson kërkesën zyrtarisht.

Dy firmëtarët shkruajnë aty se janë duke ndjekur nga afër dhe me mjaft shqetësim zhvillimet në vend.

Ata vënë në dukje dëshirën për të vizituar Bjellorusinë në mënyrë që të shohin nga afër situatën e për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballet vendi aktualisht.

“Bjellorusia është një shtet i rëndësishëm pjesëmarrës i organizatës sonë dhe jemi të gatshëm ta zgjerojmë mbështetjen për të”, thuhet në letër.

Vendi është përfshirë nga një valë tubimesh të opozitës që prej zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të 9 gushtit, e situata së fundi dha shenja të reja përshkallëzimi pasi presidenti Aleksandër Lukashenko urdhëroi një ditë më parë masa më të ashpra me pretekst mbrojtjen e kufijve.

Dy ditë më parë, saktësisht më 21 gusht ambasada ruse në Tiranë konfirmoi në mbrëmje telefonatën 30 minutëshe të kryeministrit Rama me ministrin e jashtëm rus Lavrov, sa i takon krizës politike në Bjellorusi.

Në një njoftim të saj thuhet se, “më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Në njoftim thuhet se, palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës.

Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t’u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014.

Gjithashtu në njoftim thuhet se bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas.

Po kështu, ambasada ruse në Tiranë shkroi se palët rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas.

Të fundit

Paralajmërohet lehtësimi i masave

Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me COVID-19 ka zhvilluar sot një takim, nga ku është thënë se gjendja epidemiologjike në vend është stabile. Ministri i Shëndet

Trump flet në OKB për marrëveshjen

Në një fjalim për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur virtualisht, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se 75 vjet pas Luftës së Dytë Botëtore dhe themelimit të OKB

CDC: Koronavirusi nuk përhapet përmes ajrit

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavirusit, duke thënë se projekt-reko

Hoti kërkon kujdes edhe pse është vënë nën kontroll virusi

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova e ka vënë në kontroll pandeminë Covid-19. Ai gjatë një vizite në ShSKUK duke diskutuar me drejtorët e Klinikave është shprehur optimist se ven

Rreth 13 mijë të shëruar nga koronavirusi

Dy javët e fundit është raportuar rënie e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, derisa është rritur edhe numri i të shëruarve, vetëm në 24 orët e fundit 104 pacient kanë fituar betejë

“Jemi shumë afër një vaksine anti COVID-19”

Moncef Slaoui, kreu i ekipit së qeverisë amerikane që po zhvillon një vaksinë kundër COVID-19, tha se “jemi shumë afër” një vaksine kundër virusit. “Ne jemi shumë afër”, tha Slaoui

Info Tjera