MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/images.jpeg-1.jpg

Rekord i të prekurve me Covid-19



Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se të hënën janë shëruar 44 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.946 raste, kurse raste aktive 1.678.

Ndërkaq numri i rasteve me Covid-19 është 195, ku rekordin e zë Prishtina.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 102 raste, komuna e Ferizajt 17 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Gjakovës 10 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Mitrovicës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë. Të nderuar qytetarë!. Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ky institucion ka bërë thirrje që qytetarët të angazhohen në zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

“BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”.

44 TË SHËRUAR DHE 195 RASTE ME COVID-19!Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK…

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Lundi 6 juillet 2020

Të fundit

Haradinaj: Pa SHBA nuk ka dialog

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë. Ka thënë se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve, madje ai është

201 të shëruar, 225 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve n

Ministria e Arsimit sqaron çështjen e licencimit të çerdheve private

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ( MAShTI) ka sqaruar se licencimi i Institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private është kompetencë e saj Përmes një njo

BE i dorëzon ShSKUK-së 30 ventilatorë, 200 pulsiksometra dhe pajisje tjera

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar pajisje shtesë, pjesë e donacionit prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19. Pako

Gjeloshaj, bartës i Listës shqiptare

Lista Shqiptare e përbërë nga Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Përspektiva dhe Unioni i Tuzit, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, si bartës të listës ka për

IKSHPK me apel për të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë apel të moshuarve të rrinë në shtëpi në këtë situatë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19. IKSHPK në një postim në rrjetin soc

Info Tjera