MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/virus.jpg

Rekord të infektuarish dhe shtim drastik i të vdekurve në Itali



Italia shënoi ditën më “të zezë” për sa i përket infektimeve.

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar sot 15,199 raste pozitive ndaj COVID-19, një rekord që nga fillimi i pandemisë në fillim të këtij viti.

Bilanci shënon një rritje domethënëse edhe duke e ballafaquar me ditën e djeshme, ku të prekurit ishin 10874.

Për më tepër, rritet në mënyrë shqetësues edhe bilanci i viktimave, që sot ishin 127, ndërkohë që 24 orë më parë ishin 89.

Lajmi i mirë vjen vetëm nga të shëruarit, që ishin 2369.

Rajoni më i goditur është padyshim Lombardia, që ka praktikisht dyfishuar të prekurit nga dita e djeshme, me 4126 pozitivë.

Në atë rajon, ashtu si në Kampanja, sot me 1760 raste në rajonin ku është kryeqendër Napoli, autoritetet shëndetësore deklarojnë se situata ka dal jashtë kontrollit” dhe aty priten tashmë masa edhe më shtrënguese.

Është domethënës fakti që në provincat dikur vatër të infeksionit në mars, ato të Bergamos, Breshës dhe Kremonës, infeksionet kanë qenë nga më të ulëtat, pothuajse sikur të kishin krijuar një imunitet grupi, siç pohoi vetë kryebashkiaku i Milanos, Sala.

Shqetësuese edhe situata në Veneto, ku ka ngritje të lartë rastesh, me 1083 të tilla, ndërkohë që në Lacio janë 1219.

Të fundit

Kuvendi mblidhet të premten dhe të hënën

Gjatë ditës së sotme kryesia e Kuvendit së Kosovës, drejtuar nga Vjosa Osmani, mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u vendos që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të premtën në ora

Kosova dhe Letonia heqin tatimin e dyfishitë

Sot në Ambasadën e Letonisë në Stokholm, u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marr

Gjermania gati për vaksinim në dhjetor

Qeveria Merkel ka vendosur që vendi duhet të jetë gati që në mesin e dhjetorit të nisë vaksinimin në masë, ose sapo tre vaksinat të marrin autorizimin e duhur. “Duhet të jemi gati” ka t

13 të vdekur brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Mustafa: Javën e ardhshme takohemi për çështjen e presidentit

Pas takimit që ka pasur në Kuvend, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur para mediave për çështjen e presidentit. Mustafa ka thënë se pas shuarjes së grupit parlamentar

Hoti paralajmëron zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së Washingtonit

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se projektet që janë të përfshira në marrëveshjen që u nënshkrua më 4 shtator në Washington, me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, do të fill

Info Tjera