MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/467390-YRfCfYqSb0.jpg

Rohde: Luftojeni korrupsionin



Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, përmes një fjalimi virtual në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, ka thënë se i mbështesin përpjekjet për të normalizuar raportet e Kosovë dhe përfundimisht për të punuar drejt integrimit Evropian të të gjithë rajonit.

Derisa ka theksuar se Gjermania dhe BE-ja po investojnë në këtë proces.

“Këtu në Kosovë ne po i mbështesim përpjekjet për të normalizuar raportet e saj dhe përfundimisht për të punuar drejt integrimit Evropian të të gjithë rajonit. Për ta liruar potencialin e të gjithë qytetarëve në rajon dhe më gjerë. Gjermania dhe BE-ja po investojnë në këtë proces, në vitin 2019 BE-ja dhe shtetet e saj anëtare si tërësi kanë investuar më shumë se 194 milionë euro më shumë se të gjithë donatorët e tjerë së bashku. Ndërkaq këtë vit, duke qenë të ballafaquar me pandeminë COVID, ne shumë shpejtë ndamë 171 milionë euro shtesë, për të adresuar nevojat imediate në shëndetësi dhe në rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë ai.

Rohde, ka theksuar se zgjerimi i BE-së dhe procesi i bashkimit të BE-së duhet të vazhdojë, për çka thotë se duhet shumë punë për ta kthyer këtë “ëndërr” në realitet. Derisa ka shtuar se hapat drejt integrimit kanë nevojë për përkushtim të përditshëm.

“Me Gjermanin që tani e mban Presidencën e Këshillit të BE-së, ne po e mbajmë rajonin në agjendë. Zgjerimi i BE-së dhe procesi i bashkimit të BE-së duhet të vazhdojë, megjithatë është e qartë se nevojitet shumë punë e vështirë, për ta kthyer këtë ëndërr në realitet. Hapat në këtë rrugë drejt integrimit kanë nevojë për përkushtim të përditshëm; zbatimi i sundimit të ligjit, luftimi i padënueshëm dhe korrupsionit, përmirësimi i qeverisjes për të mundësuar zhvillimin ekonomik, standard më të mira të jetesës dhe ndjekja e një vizioni të qartë për atë se ku do ta çojë perspektiva evropiane Kosovën dhe tërë rajonin”, ka thënë ai.

Ambasadori Rohde, ka bërë të ditur se do ta përqendrojnë të gjithë angazhimin e tyre në një vizion kolektiv për rajonin.

“Le ta përqendrojmë të gjithë angazhimin tonë në një vizion kolektiv për këtë rajon. Pas tri dekadash të jetesës në një Gjermani të bashkuar, një gjeneratë e tërë është rritur pa kujtime për Murin e Berlinit, apo kufirin e brendshëm gjerman. Le ta festojmë këtë Ditë të Bashkimit të Gjermanisë si një ditë që simbolizon gjithë këtë, që përkushtimi kolektiv për një vizion të përbashkët të demokracisë, solidaritetit, bashkësisë, diversitetit dhe lirisë, do të qojnë në një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka theksuar Rohde.

Të fundit

3 të vdekur dhe 197 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Abott: Marrëveshja e Uashingtonit dhe përfshirja e SHBA në dialog, pozitive

Ambasadori britanik, në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur sot për marrëveshjen e Washingtonit të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Abbott vlerëson se kjo marrëveshje i sjell Kosov

Zemaj e Ahmeti paralajmërojnë masa të reja për Prishtinën

Rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19 është si pasojë e mos disiplinës individuale. Kështu tha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas takimit me kryetarin e komunës së Prishtin

Prishtina prinë me 941 raste aktive

Së fundmi në vend është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19. Vetëm n 24 orët e fundit, të dhëna këto të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, jan

Protesta në të gjithë Italinë për masat anti-COVID

Protesta të dhunshme shpërthyen të hënën në mbrëmje në të gjithë Italinë për kufizimet e reja në përpjekje për të frenuar përhapjen masive të COVID. Në fillim qytetarët protestuan

Kadri Shalës i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh

Me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, Kadri Shala, personi të cilit i janë transferuar nga Thesari rreth 2.1 milion euro. Lajmin e ka konfirmuar për mediat, zëdhënësi i policis

Info Tjera