MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/5eb532411ed1cdrive-by-testing-New-Rochelle-NY.jpg

Rritje e frikshme e rasteve me Covid



Numri i infeksioneve me koronavirus në gjithë botën ishte të shtunën në mbi 39.3 milionë, ndërsa mbi 1.1 milion kanë vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 8 milionë infektime, numri më i lartë në gjithë botën, si edhe numrin më të madh të viktimave nga COVID-19, me mbi 218,000 të vdekur.

Fluksi në Shtetet e Bashkuara i atribuohet rritjes së niveleve të infeksionit në shtetet e Teksasit, Ilinoit, Uiskonsit, Floridës dhe Kalifornisë, sipas të dhënave të mbledhura nga Johns Hopkins.

India ka 7.4 milion raste dhe ka gjasa që t’ia kalojë së shpejti Shteteve të Bashkuara, pasi numri i infeksioneve po rritet me shpejtësi. Pjesë të Francës filluan zbatimin e kufizimeve të reja të shtunën në përpjekje për të frenuar koronavirusin.

Në Paris dhe të paktën shtatë qytete të tjera, përfshirë Lion, Grenoble, Aix-en-Provence, Montpellier, Lille, Rouen dhe Saint-Étienne do të ketë ndalim-qarkullim nga ora 9 deri në 6 të mëngjesit.

Në Belgjikë do të vendoset ndalim-qarkullimi nga e hëna nga ora 12 e natës në 5 të mëngjesit për të frenuar fluksin në rritje me raste të COVID-19.

Përveç kësaj, Belgjika ka urdhëruar që të gjitha kafenetë, baret dhe restorantet të mbyllen, duke filluar nga e hëna.

Rastet e përditshme të COVID-19 kanë arritur nivele rekord në të gjithë botën, veçanërisht në Evropë dhe kontinentin amerikan, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë të Premten.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjatë një konference për shtyp të premten në Gjenevë se një numër rekord rastesh u raportuan në secilën prej katër ditëve të fundit.

“Duhet të kemi parasysh se kjo është një pandemi e pabarabartë,” tha Ghebreyesus.

“Vendet kanë reaguar ndryshe dhe vendet janë prekur ndryshe. Pothuajse 70% e të gjitha rasteve të raportuara në shkallë globale javën e kaluar ishin nga 10 vende, dhe pothuajse gjysma e të gjitha rasteve ishin nga vetëm tre vende.”

Maria Van Kerkhove e OBSH-së u tha gazetarëve të Premten se 80% e vendeve të Evropës po përjetonin rritje të ndjeshme në rastet e COVID-19.

Në Britani, ku Universiteti Johns Hopkins raportoi gati 19,000 raste të reja të premten, Kryeministri Boris Johnson paralajmëroi se do ta detyronte Mançesterin e Madh të vendoste nivelin më të rreptë të kufizimeve të koronavirusit të vendit pasi zyrtarët lokalë refuzuan të vendosnin kufizime në zonat me norma të larta infektimi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 shteteve të vendit kanë rënë dakord të vendosin një raund të ri kufizimesh në mbarë vendin pasi panë raste të reja rekord të COVID-19.

Kufizimet përfshijnë mbylljen herët të bareve dhe restoranteve dhe kufizimin e numrit të njerëzve që lejohen të mblidhen në publik.

Merkel tha të Premten se një samit i planifikuar i Bashkimit Evropian mbi politikën e Kinës të bllokut 27-vendesh në Berlin muajin e ardhshëm ishte anuluar për shkak të pandemisë së ringjallur.

Italia raportoi më shumë se 10,000 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit të premten, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë në vend.

Italia ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në Evropë pas Britanisë, duke raportuar më shumë se 36,400 vdekje që nga fillimi i pandemisë në shkurt./VOA

Të fundit

Raka: Valën e dytë e kemi kaluar në gusht

Rritja e rasteve të koronavirusit në Kosovë nuk duhet të përbëjë shqetësim, meqë rritja e lehtë e të infektuarve ka dalur si rezultat i rritjes së testimeve në baza ditore, thotë mikrobi

Meta kthen në Kuvend Kodin Zgjedhor dhe i drejtohet ‘Venecias’

Ashtu siç ishte e pritshme, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 5 tetor. Në dekretin e kreut të Shtetit, ky veprim argumentohet për faktin se

Rriten rastet me Covid, vdesin dy persona

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Kosova me 1871 raste aktive me COVID-19

17 mijë e 422 persona në Kosovë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet pozitive me këtë virus. Nga të dhënat e Institut Kombëtar të Shëndetësisë

Trump, Biden përballen në debatin e dytë dhe të fundit presidencial

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Për

BE-ja nuk e di kur mund të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ende nuk e di se kur do të vazhdohet me takimet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut që zhvillohet në Bruksel. I pyetur se kur mund të ndodhë tak

Info Tjera