MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/masht.jpg

Ministria e Arsimit del me këtë njoftim për maturantët



Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj ka thënë se kanë krijuar një grup punues për të përgatitur planin për vazhdimin e mënyrës së organizimit të mësimit në distancë.

A i ka thënë se po ashtu janë duke u përgatitur edhe për mësimin në objektet shkollore. Por sipas ministrit nëse situata do të vazhdojë të jetë e njëjtë atëherë do të vazhdon mësimi në distancë.

“Ne kemi krijuar një grup punues për me përgatit planin edhe për mësimin e distancë dhe online prej shtatorit sepse situata është shumë e vështirë dhe ne përgatitemi për më të mirë për mësimin në objektet shkollore”, ka thënë Likaj.

“…duhet të jemi të përgatitur se në rast se kjo gjendje vazhdon të jemi të përgatitur për mësimin në distancë dhe sa më mirë që është e mundur dhe përgatitjet janë duke u bërë dhe presim që në muajin shtator apo tetor në rast se paraqitet nevoja të jemi të përgatitur.


Likaj më tutje ka thënë se testi i maturës për nxënësit që janë të regjistruar jashtë do të mbahet me 10 korrik.  Ndërsa pjesa tjetër me rekomandim të ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së është shtyrë për 29 gusht.

“Testi i maturës për nxënësit që janë të regjistruar jashtë e kemi organizuar me datën 10 korrik ndërsa pjesa tjetër me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është shtyrë për 29 gusht”.

“…ne jemi duke i shqyrtuar gjitha opsionet se si mund të realizojmë këtë test dhe kuptohet nëse vazhdon situata e njejt atëherë duhet me gjet edhe zgjidhje të tjera alternative”, ka thënë ministri Likaj.

Të fundit

Ministria e Arsimit publikon tre skenarët për vitin e ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe po ashtu ka njoftuar për tre skenarët

Shkarkime në Ministrinë e Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit, ka marrë vendim për shkarkimin e “Njësive Zbatuese të Projekteve”, për shkak se gjatë t

Edhe 172 raste të reja me Covid-19

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i ko

Miratohet projektligji për marrëveshje të huas ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vlerë 100 milionë euro

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), në të cil

Nga sot testimi për COVID-19 edhe në laboratorët privatë

Duke nisur nga kjo javë, në Kosovë disa institucione shëndetësore private, të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, do të fillojnë të kryejnë teste serologjike dhe teste me metodën PC

Hapja e shkollave varet nga situata me coronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në përputhje me vendimin e Qeverisë, MASH dhe IKSHPK po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor, nga 1 sh

Info Tjera