MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Ziadin-Sela-990x568-1.jpg

Sela: BDI ose të marrë kryeministrin ose të shkojë në opozitë



Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, sot i kujtoi kundërshtarit politik Ali Ahmeti se kishte një premtim të vetëm para qytetarëve shqiptar, t’a merr postin e kryeministrit.

Sela e ftoi publikisht Ahmetin që ta negociojë këtë post, ose në të kundërtën nëse nuk e arrin këtë të shkojë në opozitë.

“Ne besojmë në demokraci. BDI është një subjekt legal i zgjedhjeve, por jo dhe legjitim. Mbi këtë bazë, ata kanë të drejtë të negociojnë hyrjen në qeveri. Kishin vetëm një premtim në zgjedhje – Kryeministri shqiptar dhe le të negociojnë për këtë, ne nuk do të ankohemi. Por nëse ata nuk ia dalin këtë, atëherë duhet ta dinë që është koha që ata të jenë në opozitë – tha Ziadin Sela.

“Problemi është se nuk kemi pasur një Kryeministër për 30 vjet, por kemi pasur një Kryeministër të Maqedonisë. besoj Kryeministri duhet të jetë i drejtë për të gjithë qytetarët, për tërë bashkësinë etnike dhe jo vetëm për një pjesë të caktuar të popullatës”, theksoi Sela.

Ai vuri theksin tek gjuha shqipe e cila sipa Ziadin Selës duhet të qëndrojë si shqipe në Kushtetutë dhe se vetëm atëherë do të vërtetohet se ne po ndërtojmë një shtet për të gjithë.

“Kontakti i vetëm që kam këto ditë është ai me Kuvendin në lidhje me seancën konstituive të Parlamentit, tha Sela për atë se kush me ka më shumë ka kontakte këto ditë në lidhje me formimin e qeverisë së ardhshme, qoftë me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev apo liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Informacionet për një kryeministër të rradhës, ku BDI do të merrte një vit kryeministrin pas tri viteve të LSDM-së, kreu i ASH-se Ziadin Sela i konsideron si humbje meqë sipas tij kërkesa e BDI për kryeministër do të vërtetohet si një premtim i rremë parazgjedhor.

Të fundit

Ministria e Arsimit publikon tre skenarët për vitin e ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe po ashtu ka njoftuar për tre skenarët

Shkarkime në Ministrinë e Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit, ka marrë vendim për shkarkimin e “Njësive Zbatuese të Projekteve”, për shkak se gjatë t

Edhe 172 raste të reja me Covid-19

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i ko

Miratohet projektligji për marrëveshje të huas ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vlerë 100 milionë euro

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), në të cil

Nga sot testimi për COVID-19 edhe në laboratorët privatë

Duke nisur nga kjo javë, në Kosovë disa institucione shëndetësore private, të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, do të fillojnë të kryejnë teste serologjike dhe teste me metodën PC

Hapja e shkollave varet nga situata me coronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në përputhje me vendimin e Qeverisë, MASH dhe IKSHPK po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor, nga 1 sh

Info Tjera