MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/selimi-23.jpg

Selimi fton Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë që të hetojnë vaksinat në Veri



Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i ka bërë thirrje Kryeprokurorit të Shtetit dhe u.d Drejtorit të Policisë së Kosovës për fillimin e hetimeve ndaj hyrjes ilegale të vaksinave në Mitrovicën Veriore.

Selimi ka thënë se vaksinat dhe trajtimet e tjera mjekësore ilegale përbëjnë cenim të sigurisë kombëtare të Kosovës. Ai këto komente i ka bërë përmes ‘Facebook’-ut të tij.

Udhëheqësi i dikasterit të Drejtësisë ka thënë se futja e vaksinave ‘Pfizer’ në Mitrovicë Veriore nënkupton se ka vend për kontrabandim në territorin e Kosovës.

Kërkesë publike për Prokurorinë dhe Policinë

Ftoj Kryeprokurorin e Shtetit dhe U.D. Drejtorin e Policisë së Kosovës që të fillojnë hetimet për hyrjen e vaksinave ilegale në veri. Përtej obligimit tonë që të sigurojmë shëndetin e të gjithë qytetarëve tanë pa dallim etnie, Republika e Kosovës ka sistemin e prurjes së vaksinave përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShP-së. Çdo vaksinë ose medikament që hyn jashtë ketij sistemi mund të jetë ilegal dhe ta cenoj sigurinë kombëtare të Republikës.

Ne nuk kemi ndarje të privilegjit se kush merr vaksinë më herët apo më vonë. Çdo qytetar i Republikës është i barabartë. Rrugët e kontrabandës duhet të hetohen dhe të mbrohet integriteti territorial.

Ky sistem i kamufluar si çështje humanitare jep indikacion se ka rrugë të kontrabandës në veri. Këto rrugë duhet të mbyllen! Çështjet humanitare janë udhërrëfyes yni, por duhet të bëhen rrugëve zyrtare si dy shtete.

Nuk kemi qytetar të kategorisë së parë ose të dytë. Të gjithë jemi kosovarë dhe si të tillë i obligohemi vetëm nje Kushtetute e një ligji. Kemi sistem unitar të shtetit. Tendencat e Serbisë për ta rrezikuar këtë sistem, qoftë edhe në sistem shëndetesor, përbën cenim të integritetit tonë.

Të fundit

Takimi i parë Kurti – Vuçiq

Sot në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ndërsa për Qeverinë e Kosovës takimi i sotëm

Borrell: Kemi një momentum të ri dhe duhet ta shfrytëzojmë atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimet të martën, më 15 qershor, në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve. Përfaqë

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

Info Tjera