MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/15737432_303-780x439-1.jpg

Serbia konfirmon varrezën masive afër Rashkës



Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Velko Odaloviq, ka konfirmuar sot se në një gurore në Kizhevak afër Rashkës janë gjetur mbetje mortore, për të cilat Fondi për të Drejtën Humanitare tha se janë eshtra të 15 civilëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. 

Odaloviq tha se ata trupa janë gjetur dje dhe se lokacionin e ka siguruar policia.

“Dje, janë gjetur mbetje mortore dhe pjesë të rrobave. Sipas procedurës, ne i ndërpritëm punimet menjëherë, deri në vendimin tjetër të gjykatës. Prokuroria e Krimeve të Luftës ka përfunduar pjesën e saj të punës dhe tani gjykatësi vendos duke lëshuar një urdhër mbi dinamikën, masat, kush do të marrë pjesë, dhe ne presim atë vendim në dy-tri ditët e ardhshme”, tha Odaloviq, përcjell Telegrafi

Ai, duke folur për portalin ‘Kossev’ nuk ka mundur të konfirmojë njoftimet e FDH-së se bëhet fjalë për 15 trupa civilësh shqiptarë nga Rezalla, Zabeli dhe Gllanasella, të cilët janë të zhdukur nga lufta e Kosovës.

Sipas tij, nëse supozimet rezultojnë të sakta, bëhet fjalë për trupat e 15 personave të zhdukur nga Kosova, por Odaloviq theksoi se ende nuk janë kryer gërmimit dhe ekzaminimi mjeko-ligjor.

Gërmimet në lokalitetin Kizhevik kanë nisur nëntorin e vitit 2015.

Më herët, qershorin e vitit 2014, në një lokacion tjetër në Rudnicë, janë gjetur 47 trupa të pajetë të të zhdukurve nga Kosova.

“Puna jonë është transparente, ne kemi një ekip profesional shumë kompetent. Siç kemi vepruar me vendndodhjen në Rudnicë, kështu që ne po punojmë për këtë, në lidhje me të cilën janë kryer kontrolle në 4-5 vitet e fundit”, tha Odaloviq.

“Tani për tani, është ende çështje e personave të paidentifikuar.  Vetëm kur të bëhet analiza e ADN-së, identiteti i tyre konfirmohet”, tha ai.

Ditën e hënë në një pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut të Serbisë, janë gjetur mbetje mortore, të cilat besohen të jenë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar për Telegrafin se tashmë ekipi kosovar është kthyer nga Serbia, dhe se janë në pritje të një vendimi të gjykatës në Serbi. 

Të fundit

Mbi 600 raste të reja dhe 12 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Çfarë vendimesh mori qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 45-tën me radhë, ku ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente të

Borrell: Kishte propozim për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka thënë se para disa muajsh ka pasur një propozim për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve po ndryshon strukturën etnike në Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bu

Paqartësi rreth imunitetit ndaj COVID-19

Pavarësisht se pacientët që shërohen nga koronavirusi dhe krijojnë antitrupa ndaj sëmundjes COVID-19, që e shkakton ky virus, ata mund të mos jenë imunë nga një infektim i dytë. Në një s

Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021, sipas The Economist?

Teksa e gjithë bota vijon të jetë nën ankthin e pandemisë Covid-19, me shifrat e infektimeve dhe vdekjeve që vijojnë të shtohen, sytë e njerëzimit janë nga viti i ardhshëm, ku dëshira kry

Info Tjera