MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/Qeveria-Hoti-4.jpg

Sfida e fundit e Qeverisë Hoti



Kryeministri i legjislaturës aktuale, pak para rrëzimit të qeverisë së tij, si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për jo-ligjshmërinë e votës së deputetit nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI), po thërret grupet parlamentare që të votojnë buxhetin për vitin 2021 përbrenda afatit të rregullt. Në rast se nuk votohet projektligji për buxhet, njohësit e çështjeve po vlerësojnë se mund të çojë në vonesa të proceseve të rëndësishme shtetërore.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa, në një prononcim për Gazetën Express, vlerëson se do të ishte e udhës që të aprovohej buxheti përpara zgjedhjeve qendrore, të paralajmëruara nga Gjykata Kushtetuese, të cilat do të mbahen në janar.

“Në situatën në të cilën ndodhemi mund të paraqiten probleme nëse buxheti nuk aprovohet para zgjedhjeve, apo nëse procesi zgjedhor nuk mundëson një konstitutim të shpejtë të Kuvendit dhe Qeverisë së re në mënyrë që Buxheti për vitin 2021 të aprovohet para 31 Marsit të atij viti”, ka deklaruar Mustafa.

Eksperti i ekonomisë, i cili është edhe pjesë e delegacionit të palës kosovare për dialogun Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh, ka shpjeguar edhe anën ligjore për votim të buxhetit, sipas të cilit ekziston edhe një afat i jashtëzakonshëm.

“Ligji ka dhënë edhe një afat shtesë për të siguruar funksionimin e institucioneve publike dhe kryerjen e detyrave te tyre duke mundësuar që deri në 31 mars të vitit që vie të mund të shpenzohet për çdo muaj 1/12 e buxhetit të vitit paraprak. Pas këtij afati fondet e buxhetit nuk mund të përdoren, do të thotë nuk ka autorizim për shpenzim nga Kuvendi, dhe kjo do të thotë një blokadë e shumë funksioneve”, ka thënë ndër të tjera ai.

Hoti e BE me ftesa për votim

Sa i përket buxhetit të vitit të ardhshëm, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kontaktuar grupet parlamentare për diskutuar rreth çështjes së buxhetit të vitit 2021. Hoti ka thënë se është në pritje të përgjigjes nga ta, ndërkohë që theksoi se do i shqyrtojë kërkesat e grupeve parlamentare për buxhetin vjetor.

“Unë kam kontaktuar grupet parlamentare po pres sot përgjigje nëse ka gatishmëri për këtë çështje dhe besoj që gjatë ditës do të definohet kjo çështje. Kemi qenë gjithmonë të hapur t’i konsiderojmë të gjitha kërkesat e grupeve parlamentare sepse buxheti nuk është i qeverisë, buxheti është i shtetit të Kosovës dhe duhet të adresojë gjitha nevojat që ka shtetit”, ka thënë i pari i ekzekutivit përgjatë një vizite në “Handikos”.

Përveç Hotit, edhe BE’ja bëri thirrje për miratimin e buxhetit përpara zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Është posaçërisht e rëndësishme që buxheti për vitin 2021 të miratohet dhe kalohet nga kjo përbërje e Kuvendit, sa më parë që të jetë e mundur”, tha një zëdhënës i BE-së, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për jo-ligjshmërinë e votës së deputetit Arifaj.

Në projeksionet buxhetore për 2021 nuk parashihet ndonjë mbyllje tjetër ekonomike shkaku i pandemisë Covid-19 dhe se vlerësimet janë që do të ketë rritje ekonomike prej 4 për qind.

Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar në raport ka thënë se duhet pasur parasysh zhvillimin e pasigurt të pandemisë dhe se buxheti për 2021 duhet të përfshijë një alokim të përgjithshëm të rezervës për masat zbutëse që mund të vendosën në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, nëse është e nevojshme.

Legjislaturë e re, vonesë e votimit të buxhetit

Ngutia për votimin e buxhetit të vitit të ardhshëm vjen si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e deputetit nga radhët e PAI’së për formimin e qeverisë Hoti, të cilën e shpalli të paligjshme. Së këndejmi, Kushtetuesja shpalli afat pas 40 ditësh që të mbahen zgjedhjet qëndrore.

Eksperti Mustafa shprehet pesimist që, në rast se buxheti i vitit 2021 nuk votohet nga kjo legjislaturë, të votohet nga qeveria e re.

“Përvoja deri tash me konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve  tregon për një pasiguri lidhur me afatet e kohen e nevojshme. Zakonisht kjo ka marrë kohë më shumë se sa që tash lejojnë afatet lidhur me aprovimin e buxhetit. Ndaj  do të duhej të evitohej kjo pasiguri në mënyrë që edhe procesi i konstituimit të institucioneve mos të jetë i ngarkuar edhe më këtë  çështje”, ka deklaruar ai.

Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më i ulët në krahasim me këtë të vitit aktual.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera