Shkeli masat, LDK-ja gjobitet me dy mijë euro nga inspektorati në Prishtinë
Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se e kanë dënuar me dy mijë euro gjobë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për shkak se nuk ka respektuar masat kundër COVID-19.
Tahiri me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se të gjitha subjektet politike që do të kenë tubime me qytetarë do të gjobiten.
“Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1”.
“Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, ka shkruar Tahiri.