MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/FB_IMG_1596809436239.jpg

Shoqata Sigurimeve dhuron 15 mijë maska dhe mbi 3 mijë dezinfektues për mediat



Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), së bashku me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës (ShSK), nënshkruan sot kontratë bashkëpunimi, me qëllim që t’u ndihmohet gazetarëve në Prishtinë, marrë parasysh se që nga fillimi i pandemisë, Komuna e Prishtinës është ballafaquar me numrin më të lartë të rasteve të infektuar me Covid 19.

Në donacionin e siguruar nga ShSK-ja, bëjnë pjesë 15 mijë maska, 3 mijë dezinfektues, 100ml dhe 300 dezinfektues 1l.

Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli Pustina, e vlerësoi të një rëndësie të veçantë këtë ndihmë të ShSK-së, për t’i mbrojtur gazetarët, të cilët edhe ashtu ballafaqohen me probleme të shumta, jo vetëm financiare.

Sipas saj, mbrojtja e gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve, kontribuon jo vetëm në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe funksionimin e medies, por edhe në informimin e saktë dhe në kohë reale te qytetarët e Republikës së Kosovës.

Teksa, drejtori i ShSK-së, Sami Mazreku, u shpreh i përkushtuar të thellojë bashkëpunimin me AGK-në, me ç’rast theksoi gatishmërinë që AGK së bashku me ShSK-në të organizojnë trajnime vjetore për gazetarët që raportojnë për ekonomi dhe po ashtu t’i shpërblejnë gazetarët përvjetshëm me tri çmimet për storiet më të mira.

Sa i përket procedures së shpërndarjes, AGK posedon listat e kolegëve tanë që punojnë në terren dhe të cilët janë furnizuar me pako mbrojtëse gjatë donacionit të parë.

Për tërheqjen e pakove të reja, të njëjtit do të njoftohen me kohë.

AGK do ta vazhdojë angazhimin drejtë sigurimit të donacioneve tjera, në mënyrë që të ndihmohet komuniteti që përfaqësojmë dhe kolegëve tanë t’iu lehtësohet sado pak puna përgjatë pandemisë.

Të fundit

Nesër fillon mësimi i kombinuar për nxënësit e klasave 7,8,9,11 dhe 12

Duke filluar nga nesër, do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar, nxënësit e klasave 7,8,9,11 dhe 12. Kjo u bë e ditur nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj i cili tha se p

Grenell viziton Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se delegacioni qeveritar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të udhëtojë për në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Izrael. Ambasada përme

Trump deklarohet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur pas emërimit si kandidat për Çmimin Nobel për Paqe. Ai gjatë një tubimi në fushatën në Karolinën e Veriut, ka thënë

Katër shqiptarë Ministra të Jashtëm në Ballkan

Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi. Ministra të Jashtëm shqiptarë në sht

Greqia nuk tërhiqet nga zgjerimi në Jon

Greqia vijon të besojë se zgjerimi i ujërave të saj territoriale në Detin Jon me 12 milje është e drejtë se saj ekskluzive dhe jo subjekt miratimi nga ndonjë palët e tretë. Ministri i Jasht

OBSH: COVID-19 do të vazhdojë të përhapet për një kohë të gjatë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pandemia do të vazhdojë të përhapet nëpër botë për një kohë shumë të gjatë teksa krejt energjia do të mbetet e përqendruar

Info Tjera