MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Image-2020-10-20-at-13.46.57-1-1100x620-1.jpg

Shqipëria dhe Greqia i drejtohen Hagës për çështjen e detit



Greqia dhe Shqipëria bien dakord. Çështja e detit do të zgjidhet nga një palë e tretë, që do jetë Gjykata Ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm grek Nikods Dendias ishte sot në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare ku nënvizoi se “zgjidhja e kësaj divergjence do të jetë e dobishme për të dyja vendet .

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ishin në një dalje për medien kur njoftuan për dakordësinë mbi çështjen e detit, por dhe çështjen tjetër tepër të debatueshme ‘ligjin e luftës.

“Kjo çështje nuk do të jetë në diskreticionin tonë apo Greqisë dhe ne jemi plotësisht dakord. E kam shumë të qartë që të gjithë sot i kanë veshët e hapur për të dëgjuar lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do i bëjë Shqipërisë përmes detit por nuk do të ketë pushtet. Më vjen keq që do të zhgënjehen patriotët e detit. Kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku Shqiupëria e Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për ti vendosur pikat mbi “I” në bazë të ekspertozës dhe të drejtës ndërkombëtare mbi detin. Më vjen keq patriotët e detit por çështje e detit nuk është një çështje me të cilën mund të bëjnë  as propagandën e tyre të shpifur antigreke, që është një turp dhe as elektorat politik në Shqipëri apo në Kosovë. Të vetëvendosen në çështje të tjera“, deklaroi kryeministri Rama.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm grek, Nikods Dendias mbështeti Ramën rreth çështjes së detit.

“Zgjidhja e kësaj divergjence do të jetë e dobishme për të dyja vendet dhe sigurisht kam dëgjuar me interest të lartë dakordësinë e e z. Rama se zgjidhja e kësaj çështje do të ketë si bazë marrëvshjen e OKB, ku kemi nënshkruar. Duke analizuar këtë çështje kemi rënë dakord të kalojmë në të Drejtën Ndërkombëtare, në Gjykatën e Hagës. Kjo marrëveshje e Shqipërisë dhe Greqisë mbështet në një qëndrim të të dyja vendeve në zgjidhjen e çdo konvergjence dhe divergjence. U bazuam në marrëveshjen e 1996, ku ramë dakord që ka nevoje për thellim dhe një dinamizëm për të ecur së bashku për të ecur përsa i përket strategjive të dy vendeve”, deklaroi Dendias.

Të fundit

Kuvendi mblidhet të premten dhe të hënën

Gjatë ditës së sotme kryesia e Kuvendit së Kosovës, drejtuar nga Vjosa Osmani, mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u vendos që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të premtën në ora

Kosova dhe Letonia heqin tatimin e dyfishitë

Sot në Ambasadën e Letonisë në Stokholm, u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marr

Gjermania gati për vaksinim në dhjetor

Qeveria Merkel ka vendosur që vendi duhet të jetë gati që në mesin e dhjetorit të nisë vaksinimin në masë, ose sapo tre vaksinat të marrin autorizimin e duhur. “Duhet të jemi gati” ka t

13 të vdekur brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Mustafa: Javën e ardhshme takohemi për çështjen e presidentit

Pas takimit që ka pasur në Kuvend, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur para mediave për çështjen e presidentit. Mustafa ka thënë se pas shuarjes së grupit parlamentar

Hoti paralajmëron zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së Washingtonit

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se projektet që janë të përfshira në marrëveshjen që u nënshkrua më 4 shtator në Washington, me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, do të fill

Info Tjera