MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/tirane-njerez.jpg

Shqiptarët më pesimistë se bota, 46% presin të jenë më keq se sot në vitin 2045



Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me rastin e 75-vjetorit të OKB-së.

Pyetjes “Në tërësi, a mendoni se njerëzit në 2045 do të jenë më mirë, më keq, ose njësoj në krahasim me atë që janë sot?”, 46% e shqiptarëve i janë përgjigjur më keq.

Kjo përqindje është më e lartë sesa mesatarja globale, ku 32% e të anketuarve në rang global i janë përgjigjur që mendojnë të jenë më keq.

37% e shqiptarëve janë përgjigjur që mendojnë se njerëzit do të jenë më mirë, përkundrejt gati 49% e mesatares globale.

17% e shqiptarëve mendojnë se do të jetë njësoj, e përafërt me mesataren globale prej 19%.

“Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, tha Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në ditën e Diskutimit me të Rinjtë me temë “Është OKB-ja ime”.

“Pandemia e COVID-19 na ka prekur të gjithëve, kudo. Një prej grupeve më të prekura nga pandemia është padyshim rinia. Nuk e kam fjalën vetëm për pamundësinë për të pasur më shumë pjesëmarrës këtu me ne sot. E kam fjalën për arsimin, angazhimin e komunitetit dhe punësimin. Disa nga ju mund edhe të kenë humbur njerëz të dashur që i janë nënshtruar pasojave të COVID-19. Ndoshta edhe ju, ashtu si rreth 90% e studentëve në të gjithë botën, po përballeni me ndërprerje të arsimimit. Mund të ndiheni të lodhur nëse po kërkoni punë në këto kohëra. Megjithatë, unë do t’ju lutesha të mos e humbni shpresën dhe të mos zhgënjeheni. Mos e lejoni këtë epidemi t’ju shkëpusë nga objektivat tuaja për një të ardhme më të ndritur. Mos harroni se 75 vjet më parë, në një moment mosbesimi dhe dëshpërimi, vizionarët u mblodhën për të krijuar Kombet e Bashkuara. E ne do të ringrihemi sërish, edhe kësaj radhe, madje më të fortë. Për ta bërë këtë, na duhet të angazhohemi që të gjithë plotësisht”, tha ajo.

Më herët këtë vit, Kombet e Bashkuara nisën një bashkëbisedim global mbi të ardhmen e botës.

Dialogu UN75 u kërkoi të gjithëve të ndajnë idetë e tyre se si OKB-ja mund të shërbejë më mirë në të ardhmen.

“Më vjen mirë të raportoj se më shumë se 6500 vetë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë dhe ndanë pikëpamjet e tyre”, tha znj.McCluney.

Nga ky dialog dolën përparësi të qarta për të ardhmen që duam. Ajo ka ndarë disa rezultate të këtij sondazhi:

Të pyetur: Çfarë duhet të shohë me prioritet komuniteti ndërkombëtar për një rikuperim më të mirë nga pandemia?

o 35% u përgjigjën Të rimendohet ekonomia globale

o 33% u përgjigjën T’i jepet prioritet aksesit universal në kujdesin shëndetësor

kurse 30% Të investohet më shumë në programet e arsimit dhe rinisë

Pyetjes “Duke e parë në planin afatgjatë, nëse imagjinoni botën që dëshironi pas 25 vjetësh, cilat janë tre gjërat që do të donit të shihnit më shumë”

42% u përgjigjën Më shumë mundësi punësimi

36% u përgjigjën Më shumë mbrojtje mjedisore

Kurse 34% u përgjigjën Akses më të mirë në kujdes shëndetësor

45% e shqiptarëve mendojnë se njerëzit do të jenë më keq në 2045-ën.

“Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, përfundoi Koordinatorja e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri./Monitor

Të fundit

Mbi 600 raste të reja dhe 12 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Çfarë vendimesh mori qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 45-tën me radhë, ku ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente të

Borrell: Kishte propozim për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka thënë se para disa muajsh ka pasur një propozim për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve po ndryshon strukturën etnike në Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bu

Paqartësi rreth imunitetit ndaj COVID-19

Pavarësisht se pacientët që shërohen nga koronavirusi dhe krijojnë antitrupa ndaj sëmundjes COVID-19, që e shkakton ky virus, ata mund të mos jenë imunë nga një infektim i dytë. Në një s

Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021, sipas The Economist?

Teksa e gjithë bota vijon të jetë nën ankthin e pandemisë Covid-19, me shifrat e infektimeve dhe vdekjeve që vijojnë të shtohen, sytë e njerëzimit janë nga viti i ardhshëm, ku dëshira kry

Info Tjera