MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/qeveria-696x424-1.jpg

Shqiptarët me tetë zëvendësministra në Qeverinë e re në Maqedoni



Tetë zëvendësministra shqiptarë do të jenë pjesë e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Ky numër i përfaqësimit arrihet për herë të parë, për shkak të pjesëmarrjes më të gjerë të partive shqiptare në koalicionin qeverisës.

Në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje, nga 19 dikasteret ministrore, 5 zëvendësministra i takojnë BDI-së, dy zëvendësministra Lëvizjes BESA si pjesë e koalicionit “Mundemi” me LSDM si dhe një post zëvendësministri i takon PDSH-së, përcjell INA.

Gjatë ditëve në vijim lista e zëvendësministrave pritet që të marrë dritë jeshile në Kuvend.

Megjithatë finalizimi i saj po pritet nga ana e kryeministrit Zoran Zaev me partitë më të vogla të koalicionit “Mundemi”.

Siç mëson INA, LSDM si subjekt pritet ti takojnë vetëm tre poste zëvendësministrash, për shkak të shpërndarjes për partnerët e koalicionit si partitë DOM, PLD dhe subjekte tjera si ato turke, rome dhe serbe.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka finalizuar listën e zëvendës ministrave në Qeverinë e re dhe tashmë këta janë emrat e përzgjedhur.

Zëvendësministër i MPB-së, Nazim Bushi

Zëvendësministër i Drejtësisë, Agim Nuhiu

Zëvendësministër i Mbrojtjes, Bashkim Hasani

Zëvendësministër Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi

Zëvendësministër i Shëndetësisë, Dr.Ilir Hasani

Lëvizja Besa si pjesë e Qeverisë në kuadër të koalicionit “Mundemi” do të ketë dy zëvendësministra në Arsim dhe Kulturë.

Zëvendësministër i Arsimit, Arafat Shabani

Zëvendësministër i Kulturës, Sedat Sulejmani

Partia Demokratike Shqiptare do të ketë një post zëvendësministri në Ministri të Jashtme për ku siç mëson INA është përzgjedhur Fatmire Isaku, zëdhënësja e kësaj partie.

Zëvendësministre në MPJ, Fatmire Isaku

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim pritet që të votohen zëvendësministrat.

Ai tha se po zhvillon bisedime dhe konsulta me kandidatët dhe se ky proces është drejt finalizimit.

Të fundit

Trump deklarohet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur pas emërimit si kandidat për Çmimin Nobel për Paqe. Ai gjatë një tubimi në fushatën në Karolinën e Veriut, ka thënë

Katër shqiptarë Ministra të Jashtëm në Ballkan

Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi. Ministra të Jashtëm shqiptarë në sht

Greqia nuk tërhiqet nga zgjerimi në Jon

Greqia vijon të besojë se zgjerimi i ujërave të saj territoriale në Detin Jon me 12 milje është e drejtë se saj ekskluzive dhe jo subjekt miratimi nga ndonjë palët e tretë. Ministri i Jasht

OBSH: COVID-19 do të vazhdojë të përhapet për një kohë të gjatë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pandemia do të vazhdojë të përhapet nëpër botë për një kohë shumë të gjatë teksa krejt energjia do të mbetet e përqendruar

BBC raporton për operacionin e policisë së Kosovës në Karaçevë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, kundër kazinove dhe krimit të organizuar. Me këtë rast ka raportuar edhe med

63 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmim

Info Tjera