MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/I-patitulluar.jpg

Shqiptarët në Malin e Zi mund të marrin vetëm 2 deputetë



Zgjedhjet e së dielës së 30 gushtit në Malin e Zi po priten me optimizëm nga partitë shqiptare, duke qenë se këtë herë paraqitën më të unifikuara, në vetëm dy koalicione.

Mehmet Zenka, Kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, i cili bën pjesë në një koalicion prej 5 partish, dhe njëkohësisht ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet në kabinetin aktual të Malit të Zi, tha për Euronews Albania, se ndarja në vetëm dy formacione zgjedhore konsolidon votën e shqiptarëve.

“E mira e këtyre zgjedhjeve sa u përket shqiptarëve është se nuk janë duke dalë në 3 apo 4 kolona, ku janë treguar pasojat paszgjedhore me djegien e votave. Këtë herë nuk do të kemi djegie të votave”, tha ai.

Sipas z. Zenka, e rëndësishme është që të maksimizohet vota e elektoratit shqiptar që voton subjektet shqiptare.

“Gjithashtu bëjmë edhe ftesën që nëse nuk dëshirojnë të votojnë koalicionin të cilin ne përfaqësojmë, neve i kemi bërë ftesën elektoratit shqiptar që të votojnë koalicionin tjetër. Kryesore është që vota e shqiptarëve të derdhet në koalicionet shqiptare. Sepse edhe rezultati do të jetë edhe më i mirë edhe më me influencë në kohën paszgjedhore”, tha ministri shqiptar në Mal të Zi.

Ai parashikon se shqiptarët këtë herë do fitojnë të paktën dy deputetë në zgjedhjet e 30 gushtit.

“Neve presim që secili nga koalicionet ta fitojë nga një deputet”, shtoi ai.

Z. Zenka shpjegoi se prioritetet e të zgjedhurve shqiptarë në parlamentin e ri malazez do të jenë jo vetëm të natyrës politike, por edhe ekonomike.

“Pikësynimi ynë primar duhet të jetë fitorja e të drejtave për mandatet e garantuara, do të thotë që të ndryshohet ligji zgjedhor dhe që për shqiptarët të jenë mandatet e siguruara në parlamentin e Malit të zi”, u shpreh z. Zenka.

Për zgjedhjet parlamentare të së dielës në Mal të Zi, edhe pse partitë shqiptare janë të përfaqësuara në dy koalicione, ata nuk arritën dot që të ishin në një listë të vetme, sikundër ishte një prej synimeve fillestare.

Të fundit

Dyfishohen rastet

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Dyshime për viktima pas tërmetit shkatërrues në qytetin e shumë shqiptarëve

Tërmeti me magnitudë 7 ballë deri tani ka shembur 20 godina në qytetin turk të Izmirit, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë. Deri tani po ashtu flitet për dhjetëra viktima, por ende

Mësuesit kërkojnë të punojnë nga shtëpia

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në Maqedoni ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që ta rishqyrtojë vendimin për mësimin me prezencë fizike, gjegjësisht t’i le

Miratohet projekt-buxheti për vitin 2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projekt-buxhetin 2 milardë e 412 milionë euro për vitin 2021. I kënaqur me këtë buxhet u shpreh kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha ësht

Dialogu Kosovë-Serbi – Një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

Pas një muaj ndërprerje Prishtina dhe Beogradi zhvilluan në Bruksel edhe një raund bisedimesh në nivel ekspertësh të përfaqësuar nga kordinatori shtetëror i Kosovës Skënder Hyseni dhe ai i

Engel: SHBA-ja duhet të luaj rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjid

Info Tjera