MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/shqiptaret-e-malit-te-zi.jpg

Shqiptarët refuzojnë koalicionin në Mal të Zi



Drejtuesit e dy partive shqiptare në Mal të Zi, Koalicioni Shqiptar “Bashkë një za dhe UDSH, nuk do ti bashkëngjiten koalicionit të ri qeveritar.

“Koalicioni ynë qysh kur ka deklaruar se do të përkrahte qeverinë pakicë të udhëhequr nga URA dhe Demokratët. Në përbërjen siç ajo paralajmërohet tani, pra me Frontin Demokratik si konstituentin më të madh të sajin, ne nuk dëshirojmë të bëjmë pjesë. Prandaj, koalicioni ynë nuk bëri asnjëfarë negociatash për pjesëmarrjen në një qeveri të tillë. Çdo gjë tjetër është spekulim dhe konstruksion. Nëse mandatari i ardhshëm na fton për bisedime, siç kërkon praktika e zakonshme demokratike, ne do ta njoftojmë me qëndrimin tone”, deklaroi bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar “Bashkë një za” dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Fatmir Gjeka.

Ndërsa lideri i UDSH-së, Mehmet Zenka, deklaroi permes një postimi në FB se partia e tij nuk do të jenë pjesë e Qeverisë.

“Aty ku Kosova quhet shtet terorist dhe nuk pranohen krimet ndaj kombit tonë ,NUK KA VEND PËR MUA DHE UDSH-në, me ato politika që traditat ,kulturën dhe objektet tona fetare mijë vjeçare dëshirojnë dita ditës të na i përvetësojn apo zhdukin. Nuk ka vend për ne aty ku mohohet gjenocidi Srebrenicës, nuk ka vend për ne aty ku quhemi ‘Šiptari’ dhe shahet nana shqiptare, nuk ka vend per ne me ato që këndojnë këngët e Car Llazarit dhe ftojnë ushtrin me u kthy në Kosovë ,nuk ka vend për ne me ato politika që mohojn gjitha vlerat Euroatlantike ,nuk ka vend për ne e aq ma pak për mua dhe partinë që drejtoj (UDSH)me ato të cilët festojn dhe i këndojn kang vrsësve dhe krimbërsëve ndaj kombit tonë. Këto janë vetëm një pjes e arsyeve përse nuk dëshirojmë të jemi pjes e atyre kombinimeve pamvarsishtë benefiteve që na ofrohen. Njikohësisht i urojmë rrug të mbarë atyre parti shqiptare të cilat po ngasin të jenë pjes e këtyre kombinimeve” ka shkruara Zenka.

Të fundit

Engel: SHBA-ja duhet të luaj rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjid

OBSH: Izolimet kombëtare duhet të jenë opsioni i fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Evropë deklaroi se izolimet kombëtare duhet të trajtohen si një “opsion i fundit” në luftimin e pandemisë. Organizata tha se Evropa është përsë

Rritet numri i ushtarëve në Francë në 7000

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten ka njoftuar se ka aktivizuar më shumë se dyfishin e ushtarëve për t’i vendosur në mbrojtje ndaj sulmeve të mundshme, pas atij që ndodhi sot në N

Gjermani: Deri në 25 mijë euro gjobë nëse del pa maskë!

Mjekja Aurora Dollenberg Meta nga Gjermania ka deklaruar se situata atje sa i përket Covid është përkeqësuar dhe se vendi rrezikon të shkojë drejt një mbylljeje. Ajo ka deklaruar se gjoba nës

Pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale, kandidatët kryesorë po i përqendrojnë sot fushatat në shtetin juglindor të Floridës. Në çdo zgjedhje që nga viti 1996, fituesi i Floridës ka marr

284 raste pozitive me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Info Tjera