MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/kqzzzzZ-1.png

Sipas KQZ-së, 47 kandidatë për deputet kanë probleme me ligjin



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani ka pranuar përgjigjet nga disa insitucione nëse kandidatët e partive politike për deputetë nuk do të mund të jenë pjesë e këtyre listave, për shkak se kanë dënime efektive nga gjykatat e Kosovës.

KQZ-ja ka pranuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Ministria e Punëve të Jashtme; dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Të gjitha këto institucione u janë përgjigjur kërkesave që kemi pasur për secilën prej tyre, e të cilat i kemi bërë të ditura në konferencën e së hënës.

Këto institucione kanë kthyer përgjigje në kërkesën për konfirim të përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vjetët e fundit. Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vjetët e fundit.

Pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim do të përgatit rekomandimin për aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

Këto rekomandime do të paraqiten në mbledhje të KQZ-së.

Sipas Planit operacional të miratuar nga KQZ-ja, rekomandimet do të bëhen gati gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, ndërsa KQZ-ja do të marrë vendim më së largu deri më 22 janar.

Gjithashtu, do të njoftohen subjektet politike, secila prej tyre, për përgjigjet që kemi pranuar nga institucionet, në mënyrë që të mund të bëjnë plotësimin e listës me kandidatë të tjerë, në rast se ndonjë kandidat nuk i ka plotësuar kriteret ligjore.

Në rast se ndonjë subjekt politik apo kandidat nuk ceritfikohet, ai mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme nëse pala mund të jetë e paknaqur me vendimin e PZAP-it.

Kjo periudhë e ankesa dhe e vendosjes është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar. Pas saj, më 1 shkurt, pason tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.

Të fundit

Në Prekaz ndizet flakadani për Natën e Zjarreve

Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmbyllet sonte me manifestimin Nata e Zjarreve në Prekaz. Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës s

DNV bën thirrje që të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve

Demokracia në Veprim ka bërë thirrje që të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve në Qendrën e Numërimit të Votave. DnV-ja i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që me

9 të vdekur dhe 548 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Dialogu me marrëveshje të neglizhuara

Tre vjet më parë, përfaqësuesit e kompanisë Stone Castle nga Rahoveci i Kosovës – e cila merret me përpunimin e rrushit dhe prodhimin e pijeve alkoolike – ishin nisur drejt kryeqyte

Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, theksoi në vizitën e tij në Beograd se dialogu Beograd-Prishtinë është thelbësor për të dyja palët dhe se status-q

Ambasada e Italisë kujton veprën e familjes Jashari përmes një videoje të veçantë (VIDEO)

Në Kosovë po shënohet sot dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, në nderim të veprës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij të cilët u vranë nga forcat serbe 23 vjet më p

Info Tjera