MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/shkolla.jpg

Sot pritet vendimi për procesin mësimor



Ministria e Arsimit pritet sot të marrë vendim përfundimtar për fillimin e vitit të ri shkollor.

Vendimi pritet të merret në bazë të propozimeve që janë dhënë nga MASH-i dhe drejtoritë komunale të Arsimit.

Sipas propozimeve, më 14 shtator është paraparë të fillojnë klasat 0 deri në 6 dhe 10.

Për klasat 4 dhe 5 u është lënë drejtorive komunale të vendosin se në çfarë forme do ta zhvillojnë mësimin, në shkolla apo nga distanca

Ndërkaq, në fazën e dytë më 21 shtator, mësimin do ta fillojnë klasat 7 deri në 12 në formë të kombinuar, dy ditë në shkollë dhe tri ditë nga distanca.

Ministri Ramë Likaj ka deklaruar se në bazë të informacioneve nga terreni, shumica e shkollave i kanë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e mësimit.

Por, disa shkolla të Prishtinës, që kanë numër të madh të nxënësve, e kanë caktuar vetë se me cilat klasë do të nisin fazën e parë të mësimit.

Në shkollën “Faik Konica”, që ka afro 1.500 nxënës të hënën fillojnë në shkolla vetëm parafillorët, klasa e parë, e dytë, e tretë dhe e gjashtë.

E në shkollën “Ismail Qemali”, që ka afro 3 mijë nxënës, të hënën mësimin në shkolla e fillojnë vetëm nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të gjashtë, kurse të tjerët online.

Viti i ri shkollor është dashur të niste më 1 shtator, por u shty për shkak se institucionet shkollore nuk i kishin bërë përgatitjet e duhura.

Të fundit

Engel: SHBA-ja duhet të luaj rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjid

OBSH: Izolimet kombëtare duhet të jenë opsioni i fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Evropë deklaroi se izolimet kombëtare duhet të trajtohen si një “opsion i fundit” në luftimin e pandemisë. Organizata tha se Evropa është përsë

Rritet numri i ushtarëve në Francë në 7000

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten ka njoftuar se ka aktivizuar më shumë se dyfishin e ushtarëve për t’i vendosur në mbrojtje ndaj sulmeve të mundshme, pas atij që ndodhi sot në N

Gjermani: Deri në 25 mijë euro gjobë nëse del pa maskë!

Mjekja Aurora Dollenberg Meta nga Gjermania ka deklaruar se situata atje sa i përket Covid është përkeqësuar dhe se vendi rrezikon të shkojë drejt një mbylljeje. Ajo ka deklaruar se gjoba nës

Pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale, kandidatët kryesorë po i përqendrojnë sot fushatat në shtetin juglindor të Floridës. Në çdo zgjedhje që nga viti 1996, fituesi i Floridës ka marr

284 raste pozitive me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Info Tjera